Kupa e Konfederatave, 6 gjëra që do të mbajmë mend nga Gjermania kampione

477
Kupa e Konfederatave 2017 tashmë i përket historisë, dhe përderisa e njëjta gjë mund të thuhet për formacionin e Gjermanisë të mbledhur në mënyrë specifike për këtë turne dhe që nuk ka gjasa më t’i shohim sëbashku përsëri, tre javët e fundit në Rusi kanë lënë shenjën e tyre. Këto janë disa nga gjërat që do të mbahen mend nga kampionët e botës.
1 – Një trajner i paprekshëm
Pasi fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, Joachim Low ishte i paprekshëm. Por edhe kur caktoi skuadrën për Kupën e Konfederatave, nuk munguan kritikat, pavarësisht nga provat që Low kishte dhënë si trajner që mund të formojë një ekip të ri, dhe se ky është një proces që i pëlqen shumë. Në fund ngriti një trofe që asnjë trajner tjetër nuk e kishte bërë me Gjermaninë.

2 – Kërkimi i alternativave…dhe gjetja e tyre
Gjermanisë i mungonte finalizimi përpara portës në Euro 2016, dhe me Timo Werner dhe Lars Stindl, pancerat zbuluan dy lojtarë që sjellin kërcënim përpara portës. Po ashtu performancat e Leo Goretzka dhe Sebastian Rudy bënë që të mos ndjehej mungesa e Ozil, Kross e Khedira.

3 – Një lider për gjeneratën e ardhshme
Julian Draxler u bë kapiteni më i ri i skuadrës së Gjermanisë në maj të vitit 2014, por në Rusi ai mori rolin protagonist vetëm në moshën 23 vjeçare, një ndryshim i madh. “Ai u tregua një kapiten i zoti, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Është ende i ri, por ka kohë të përmirësohet në rolin e tij. Ama nuk ka dyshime që ka një mentalitet fituesi” tha trajneri.

4 – Një sistem i dytë i testuar
Sistemi i parë i Joachim Low bazohej tek dominimi, agresiviteti, presingu, kundërsulmi. Në Rusi ai mbajti skemën 3-4—2-1, që orientohej drejt sulmit, ndërsa në të njëjtën kohë mundësonte ekipin të kthehej thellë në mbrojtje, sistem të cilin Gjermania e ka përdorur kohët e fundit.

5 – Vendosja e një themeli të fortë
Fakti që Gjermania U-21 u shpall kampione e Europës, nuk ishte rastësi që edhe triumfi në Rusi tregoi potencialin e vërtetë që Joachim Low ka në dispozicion. “Për këta djem të rinj, puna është vetëm fillimi. Duhet të punojnë fort që të jenë në një nivel të klasit botëror gjatë gjithë kohës,” thotë Low.

6 – KUPA
Arritja në finale dhe fitorja e saj ishte plotësisht e merituar. Djemtë e rinj të zgjedhur me kujdes nga Low, treguan se ishin më të denjët për atë Kupë Konfederatash. Tashmë presim se ç’do të ndodhë në Rusi 2018.
Sigal