Kupa e Italisë, Juventusi mposht 3-1 Napolin mes polemikave

532
Juventusi dhe Napoli asnjëherë nuk kanë prodhuar histori dashurie, një marrëdhënie e cila u përkeqësua edhe më shumë pas kalimit të yllit të skuadrës së kaltër Higuain tek Juventusi për 90 milion euro. Në këtë mënyrë sfidat mes tyre provokojnë gjithnjë polemika, pak rëndësi ka nëse luhet për kampionat apo në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Sfida e Torinos përfundoi 3-1 për bardhezinjtë të cilët pëmbysën avantazhin fillestar të Napolit me Callejon. Segmenti i parë fabrikoi disa moment të veçanta, me Higuain që i vetëm brënda zonës nuk shënjestroi portën.
Në spondën tjetër skuadra e Sarrit kaloi përpara me Jose Callejon efekt Insigne nga e majta sugjeroi për spanjollin i cili me të djathtën e përplasi topin në tokë duke i zvanitur shanset e portierit Neto për ta ndalur. Juventusi u përgjigj menjëherë por Pepe Reina u tregua i përsosur duke ndalur Mandzukic dhe menjëherë më pas edhe Lischsteinerin.
Në fillimin e pjesës së dytë u rikthyen ekuilibrat, Koulibaly shkeli këmbën e djathtë të Dybalës brenda zonës , 11 m për torinezët. Përgjegjësinë e morri vetë 23 vjeçari dhe realizoi efekt Mjaft i saktë ish lojtari i Palermos që me një qetësi të admirueshmee dërgoi topin në krahun e kundërt të portierit. Bardhezinjtë më ngulmues gjetën edhe avantazhin me njeriun më të urryer në Napoli, Gonzalo Higuainin efekt Një krosim i Cuadrados gjeti devjimin e lehtë të Chiellinit që nxorri jashtë loje Reinën , sfera përfundoi tek “El Pipita” i cili megjithëse nga një pozicion i prirët arriti ta kthente në rrjetë dhe më pas nuk festoi në shenjë respekti. Në minutën e 68-të erdhi momenti më polemizues, Albiol u prek në zonë nga Pjanic, loja vijoi dhe Dybala në kundërsulm shërbeu për Cuadradon, kolumbiani u rrëzua në duel me Reinën, 11 m për bardhezinjtë. Pamjet e përsëritura nuk i zhdukin dyshimet nëse ishte apo jo penallti. Në pikën e bardhë u vendos edhe një herë Paolo Dybala që fotokopjoi goditjen e mëparshme, 3-1 për Juven efekt . E gjithë sfida u mbyll me këtë rezultat që e dërgon një hap përpara ekipin nga Torino në betejën për finalen e Kupës, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar dhe çdo gjë do të vendoset në takimin e kthimit në “San Paolo”.
Sigal