Kupa e Botës/ Southgate paralajmëron Kane: Do të shtrydh

551
Sigal

Dy golat e realizuar në ndeshjen ndaj Tunizisë nuk e kanë bindur aspak trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate, që ka theksuar se do të vazhdojë të kërkoj më shumë nga sulmuesi dhe kapiteni i tij, Harry Kane.

“Do të vazhdoj ta sfidoj, sepse jam gjithmonë i pasigurt se çfarë do të thotë ky titull dhe çfarë duhet të bësh për të fituar me të vërtetë, por ai është një lojtar që kemi privilegjin ta kemi dhe jam i kënaqur që ta kemi atë si kapiteni im”,-deklaroi Southgate përpara gazetarëve.

24-vjeçari zhbllokoi rezultatin për Anglinë kundër Tunizisë në ndeshjen e Grupit G para se Ferjani Sassi të barazohet nga penalltia. Në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë, Kane shënoi sërish duke i dhënë dhe 3 pikët kombëtares së “Tre Luanëve”.