Kupa e Botës Rusi 2018/ Shiten të gjitha biletat VIP me vlerë 1.4 milionë dollarë

450
FIFA në bashkëpunim me organizatorin e Kupës së Botës kishin nxjerrë në shitje bileta që kushtojnë mbi 1 milion dollarë dhe të gjitha janë shitur në kohë rekord.
FIFA këto bileta i ka ndarë në pako të ndryshme dhe me çmime që variojnë. Më e shtrenjta kishte çmimin 1,408,800 dollarë.
Në këtë pako që është VIP, blerësi mund të shikojë 19 ndeshje që zhvillohen në Luzhniki, Spartak dhe Saint Petersburg stadium.
Në këtë pako futet ndeshja e parë më 14 qershor, dy gjysmëfinalet dhe finalja me 15 korrik. Biletat e kësaj pako në vlerë 1.4 milion dollar janë shitur të gjitha, sipas FIFA-s.
Kjo pako që është bërë për multi milionerët, ka akses në suita luksoze private, ushqim, parking dhe dhurata speciale. Vetëm 20 bileta të tilla kanë qenë në dispozicion dhe FIFA ka njoftuar se të gjitha janë shitur.
Po ashtu në këtë pako futet edhe udhëtimi me aeroplan privat nga Moska në St Petersburg. Kjo pako ka qenë e destinuar për multi milionerë, ndërsa edhe pak të tjera individuale mbeten të lira për tifozët.
Po ashtu sipas FIFA-s kjo në ditën e parë ka pasur kërkesa për 1,318,109 bileta, shkruan tg
Rusia prin me 34 për qind të kërkesave. Ndërsa fansat nga Argjentina, Peru, Meksika, SHBA-të, Kolumbia, Brazili, Egjipti, Maroku, Kina dhe Polonia, mbyllin top 10-shin e kërkesave për bileta.
Sigal