Kupa e Amerikës, Triumfon Kili, mundi Argjentinën 4-1 me penallti

432
Kili ka mundur të triumfojë përballë skuadrës së Argjentinës, në ndeshjen finale të Kupës së Amerikës, duke fituar për herë të parë këtë titull. Koha e rregullt e ndeshjes, u mbyll me rezultatin 0-0, pavarësisht disa rasteve të skuadrave për të shënuar, takimi ishte në baraspeshë.
Po kështu, i njëjti rezultat vazhdoi edhe pas shtesës së rregullt prej 30 min, duke u përballur në ekzekutimin e 11-metërshave. I pari ka qënë Kili që shënoi goditjen e parë duke hapur sfidën, por më pas Argjentina i kundërpërgjigjet me gjuajtjen e Messit duke i barazuar shifrat.
Sfida vijoi me gjuajtjet e Vidal i cili kaloi përsëri skuadrën e Kilit në avantazh. Dy gjuajtjet pasardhëse të Argjentinës, pikërisht Higuain dhe Pastore nuk u treguan të saktë para portës, çka bëri të mundur që këtë trofe ta fitojnë kilianët. Ky ka qenë trofeu i parë për skuadrën e Kilit në gjithë kompeticionet e Kupës së Amerikës.
Lionel Messi kishte mundësinë që ta fitonte për herë të parë këtë trofe me Argjentinën, por nuk ka mundur ta realizojë.
Sigal