Kundërshtari përulet para Neymar, i lutet mos ta driblojë

438
Sigal

Ndeshja e bamirësisë ndërmjet shokëve të yllit të Barcelonës, Neymar dhe shokëve të Robinho-s është shoqëruar me show përgjatë 90 minutave.

Në ndeshjen e zhvilluar në Brazil nuk munguan as të qeshurat por edhe spektakli në një lojë që supozohej të kënaqte tifozët.

Një nga lojtarët e skuadrës kundërshtare kur kishte përballë Neymar, ai iu ul në gjunjë duke iu lutur që mos ta driblonte dhe ta turpëronte siç ai bën shpesh kur luan me Barcelonën. Ndeshja u shoqërua me gola të shumtë, ku rezultati përfundimtar 13-9 shkoi në favor të skuadrës së Neymar.

http://https://www.youtube.com/watch?v=CdBfZUcL5m4