Kukësit i “humb” Moreira, klubi e kërkon portugalisht në ‘Facebook’

Klubi i Kukësit ka bërë një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku i kërkon futbollistit brazilian Felipe Moreira, i cili është larguar nga klubi pa marrë leje dhe pa njoftuar, që të paraqitet në zyrat e verilindorëve brenda datës 18 janar ose ndryshe kontrata mes tyre do të quhet e pavlefshme.

Mesa duket, në pamundësi kontakti me vetë futbollistin, kampionët e dimrit të Superiores kanë vendosur ta kërkojnë atë përmes Facebook-ut, duke e postuar njoftimin si në shqip, edhe në portugalisht.

“NJOFTIM PER LOJTARIN FELIPE MOREIRA SANTOS

AVIO PARA O JOGADOR FELIPE MOREIRA SANTOS

I nderuar z. Moreira,

Ju njoftojmë se jeni larguar nga klubi pa leje dhe pa njoftuar dhe nuk jeni paraqitur pranë klubit për fazën përgatitore, e cila filloi në daten 05.01.2017 ne Antalya Turqi.

Per kete arsye kerkojme te paraqiteni prane klubit brenda dates 18.01.2017 ne te kundert do ta konsiderojme zgjidhje te njeanshme nga ana juaj te kontrates te nenshkruar midis paleve tona.

Honrado Sr.Moreira,

Notificamos que você deixo o clube sem permissão e sem aviso prévio e não estão presente na fase preparatória da equipe que começou no data 05.01.2017 em Antalya Turquia.

Por esta razão, pedimos para aparecer no nosso clube dentro do data 18.01.2017, caso contrário vamos considerar resolvido unilateralmente ao seu lado do contrato assinado entre nossos partidos.

‘FK KUKES’”