Kukësi-Tirana, shënohet goli i tretë në finalen e Kupës së Shqipërisë

450
Sigal

Në “Elbasan Arena” po luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të kuksianëve, me golin e shënuar në minutën e 4-t nga Vasil Shkurtaj.

Bardheblutë reagojnë në të dytën, ku Ngo në të 67’ barazon shifrat dhe gjithçka nis nga e para në këtë finale.

Sërish Kukësi kalon në avantazh, teksa Rexhinaldo me një gjuajtje të bukur brenda zone, e dërgon topin në rrjetë, 2-1./Syri.net.