Kukësi përmbys Teutën për 6 minuta në “Niko Dovana”

506
Sigal

 

Sot në
orën 18:00 është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 11-të e kategorisë
Superiore. Teuta e Maganit ka pritur verilindorët e Kukësit në një sfidë që ka
patur shumë emocione.

Në “Niko Dovana” durrsakët e nisin
sfidën vrullshëm dhe do të kalonin në avantzh që në minutën e 9-të, por goli
nuk do të ishte i vlefshëm për anësorin. Magani i cili bën prekjen e fundit do
të zihej në pozicion jashtë loje.

Kuksianët reagojnë në pak minuta me
anë të Grecës, i cili futet bukur në zonë por do të pengohet nga Hila. I gjithë
ekipi pretendon për penallti, por në të njëjtin mendim me ta nuk do të ishte
gjyqtari.

Pjesa e parë do të mbyllej me
shifra të bardha, por menjëherë në të dytën Bangal do të kalonte vendasit në
avantazh. Një finalim pas një aksioni të bukur që do ta zinte Kukësin në
kundërsulm.

Verilindorët nuk dorëzohen dhe
mundimi i tyre do të shpërblehet në të 80-ën. Randal fillimisht do të barazonte
rezultatin duke i lënë vendin më pas Lushtakut, i cili 5-së minuta më pas do të
kalonte Kukësin për herë të parë në avantazh.

Minutat e mbetura nuk do të sillnin
ndryshim rezultati duke sigluar kështu një tre pikësh me shumë vlera për
Kukësin. Me këtë fitore do të rimarin përsëri vendin e parë që e kishin humbur
për pak kohë. Ata gjenden në vendin e parë së bashku me Skëndërbeun, por
udhëheqin për shkak të golavarazhit.