Sigal

Nuk ka qetësi në kampin gjirokastrit. Edhe pse klubi ka dhënë garanci për likuidimet financiare sërishmi kjo nuk ka mjaftuar për lojtarët bluzi të cilët kanë bërë gati valixhet për tu larguar. Tashmë futbollistët janë mërzitur nga problemet financiare dhe ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh, ata janë bërë gati të largohen. Që në janar edhe pse janë nën kontrata. “Avantazh” për këta futbollistë është sepse klubi i ka tejkaluar afatet maksimale të pagesave, çka ju jep të drejtë futbollistëve të dalin nga detyrimet kontraktuale. Dhe sipas rregullores që parashikon FIFA, klubi është i detyruar t’ju pagojë detyrimet e prapambetura. Por në “ndihmë” të jugorëve të Gjirokastrës është gjendur ekipi I Kukësit i cili ka shfrytëzuar situatën krizë të Luftëtarit dhe me një “gurë” ka vrarë dy zogj. Me parapagesën prej 50 mijë euro, Fk Kukësi ka bërë të tijin futbollistin Eduart Rroca. Luftëtari është i detyruar ta lërë të largohet Rrocën si lojtar të lirë pasi ka shkelur kontratën që ka lidhur me të. Verilindorët e Kukësit ju janë “gjendur” gjirokastritëve me parapagesën për të motivuar ata që të mposhtin në takimin e së dielës kryesuesin e Partizanit. Por kjo do të jetë një zgjidhje e përkohshme se vlera likuiduese është e vogël krahasimisht me detyrimet që ka klubi. Kjo ka bërë që largimet të bëhen virale teksa Të njëjtën rrugë pritet të ndjekin edhe shumë lojtarë të tjerë, duke filluar nga Shkurtaj për të vazhduar me lojtarët e huaj apo emra si Ramadani apo Aleksi që kanë spikatur në vitet e fundit të gjirokastritët.