Kukësi nis spastrimet, largon mesfushorin gjeorgjian

434
Sigal

Kukësi ka njoftuar sot se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin gjeorgjian Irakli Dzaria, i cili iu bashkua skuadrës verën e kaluar.

Ai luajti 59 takime me Kukësin, në të gjitha kompeticionet, ndërsa arriti të gjejë 6 herë rrugën e rrjetës, por këto shifra nuk mjaftuan që të vijojë karrierën në klubin verilindor.

Në komunikatën për largimin e tij, klubi i Kukësit falënderon Dzarian për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni dhe i uron suksese në të ardhmen.