Kukësi në avantazh, pllakos heshtja në “Selman Stërmasi”

482
Kukësi ka kaluar në avantazh në “supersfidën” me Partizanin në minutën e 21 me anë të Dvornekoviç. Futbollisti i Kukësit ka përfituar nga një rrëmujë në zonë pas goditjes me kokë të Ylli Shametit për të dërguar topin në rrjetë.
Pas golit, në stadiumin “Selman Stërmasi” ka rënë qetësia pasi tifozët e Partizanit nuk iu kanë besuar syve duke parë që pak çaste më parë ishin ata që rrezikuan portën e Kukësit.
Partizani-Kukësi 19:00
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Malota, Atanda, Trashi, Batha, Ramadani, Vila, Cetkoviç, Torasa, Ekuban.
Trajner: Sulejman Starova
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Shameti, Imami, Dvornekoviç, Musolli, Lena, Karioka, Emini, Pejiç.
Trajner: Ernest Gjoka
Gjyqtar: Matej Jug (Slloveni)
Sigal