Kukësi ndalet nga Partizani, ka tension nga tifozët

540
Nga Agron KAJA

KATEGORIA SUPERIORE/ U luajtën sfidat e javës së 23-të, kryesfida e titullit Kampion nuk ka fitues, ndahet në “paqe” dhe nuk prodhon gola
Nuk kishte fitues në kryesfidën e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, Kukësi-Partizani, vetëm një barazim pa gola 0-0 i nxori të zhgënjyera të dyja skuadrat, trajnerët dhe tifozët e tyre. Dhe nëse për atë çka prodhoi fusha e lojës, gjithçka shkoi në normalitet, brenda rregullit sportiv, në shkallët e stadiumit u prish për disa minuta bukuria e kësaj ndeshjeje. Gurë dhe sende të tjera të forta u hodhën ndaj tifozerive respektive, duke e “tensionuar” njëherësh edhe policinë vendase, e cila në përpjekje për të normalizuar gjendjen, përdori edhe spraj ndaj tifozëve të Partizanit. Tre të dëmtuar, të cilëve iu dha ndihma e parë në spitalin e Kukësit dhe tri minuta lojë e ndërprerë, këto ishin efektet e para të kësaj dhune në shkallët e stadiumit. U duk se ky fenomen po merrte rrugën e largimit nga stadiumet shqiptare të futbollit, por pikërisht aty ku nuk duhej, aty dhuna tregoi se ishte fshehur dhe ishte “ e gjallë”. Gjithsesi, ky ishte edhe moment që doli nga bukuria e kësaj supersfide, e cila në në kronikën e saj pati raste shënimi, gol të anuluar, kartonë të verdhë, por …, nuk pati golin. Nëse do ti referohemi logjikës së 90 minutave lojë, më shumë ishte pasaktësia në finalizim, ndoshta edhe për shkak të tensionit që mbarte kjo ndeshje, por jo për mungesën e fatit të shprehur pas ndeshjes nga trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. Sepse Emini duhet të shënonte të paktën në dy raste, për të cilët nuk do të qahet faji I munguar. Nga kuksianët, në këtë ndeshje duhet parë më shumë përvoja për të qenë “lider” në Superiore, e cila nuk u menaxhua plotësisht nga futbollistët në fushë, pse jo edhe nga trajneri me atë formacion që ai gatiti, si dhe me skemat e përdoruara gjatë gjithë 90 minutëshit. Ndërsa Partizani nga ana e tij, veç menaxhimit të lojës, nuk harroi të rrezikonte golin. Duke qenë më racional në mbrojtje dhe në organizimin e lojës, sulmi mbeti e vetmja mangësi që nuk bëri diferencën, por që ishte në ritmikën e pjesës tjetër të skuadrës. Nëse i referohemi deklaratave të trajnerëve, ato janë justifikuese nga njëra anë, por edhe të “kapura” nga ethet e rezultatit. Kështu që kronika hedh poshtë gjithçka të kësaj natyre, për të thënë qartazi se në ndeshje të tilla duhet më shumë kujdes edhe për sulmin dhe golin. Sepse këtu, repartet e tjera ishin në lartësinë e detyrës, ndërsa ofensiva u duk si një “defensivë” pa adresë. Ndërsa nga ky barazim, natyrisht që merr më shumë krahë Skënderbeu, i cili edhe pse shënoi vetëm 1 gol në Shkodër, morri tri pikët që i duhen për rivalitetin e kreut. Sepse duke parë kalendarin e javës së 24-ët ku Kukës dhe Partizani luajnë në transferta (në Vlorë dhe në Laç), ndërsa Skënderbeu pret Teutën në Korçë, le të themi se “vallja treshe” e kreut të renditjes tashmë ka hyrë në ritmet më të forta të saj. Ndryshe duket zona për mbijetesë me pesë skuadra të tjera veç Korabit, të cilin vetëm matematika e mban në Kategorinë Superiore. Në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, barazimi pa gola 0-0, tregoi se Tirana e Flamurtari edhe në krizë dinë ti marrin pikë njëra-tjetrës.
E diel 26 shkurt 2017, ora 14:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit
Kukës-Partizani 0-0
Kukës (1-4-4-2): Koliçi; Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku; Karioka, Lena, Hasani (Guri 80′), Kale (Lushtaku 66′); Emini (Rangel 86′), Pejiç. Trajner: Ernest Gjoka
Partizani (1-4-3-2-1): Hoxha; Fejzullahi, Malota, Krasniqi, Ibrahimi; Batha (Fili 90+1′), Ramadani, Vila; Torasa (Atanda 90+5′), Trashi (Cetkoviç 84′); Ekuban. Trajner: Sulejman Starova
Gjyqtar: Andi Koçi
Kv: Hasani, Rrumbullaku, Alla / Batha
MINUTA TË VEÇANTA
9′ Kjo është minuta e sinjalit të parë për vendasit, të cilët me anë të Lenës kërkojnë të shënojnë, por gjuajtja e tij është qendrore dhe e pafuqishme të pushojë topin në rrjetë.
11’ dhe 14’ Partizani kërkon golin. Më parë me Ekubani në hyrje të zonës kuksiane, por pret portieri Koliçi, e më pas me Bathën nga distanca, topi parakalon shtyllën e portës.
30′ GOL-JO! Kukës shënon një gol të parregullt me anë të Eminit, i cili në momentin final është zënë në pozicion jashtë loje.
31′ Partizani humbet një rast goli me anë të Malotës. Vetëm dy-tre hapa larg portës kuksiane, mbrojtësi nuk arrin të shënojë gol.
32′ Situata e golit vjen përsëri te porta e Kukësit, por Koliçi bëhet sërish shpëtimtar, duke e devijuar topin pas gjuajtjes së bukur të Ibrahimit nga rreth 40 metra larg portës.
38′ Rast i pastër për Kukësin. Pejiç gjendet i vetëm në zonë dhe gjuan me kokë pas një krosimi nga e djathta, por Alban Hoxha pret topin fare pranë vijës.
48′ dhe 50’ Kukës e fillon me rast goli pjesën e dytë, Pejiç tenton me një gjuajtje nga larg, por shënjestra e tij është e pasaktë për portën kundërshtare. Dy minuta më pas është Hasani shpërdoron mundësinë e golit me një gjuajtje të pasaktë.
53′ Partizani ka mundësinë e radhës për të shënuar, Ekuban pason në diagonale për shokët e tij, por dalja e portierit Koliçi largon çdo tentativë rreziku.
63′-66′ Këto janë tri minutat e tensionit në këtë sfidë, kur dukej se gjithçka po shkonte mirë në fushë. Në shkallët e stadiumit ka tension mes tifozerive të të dyja skuadrave, edhe pse ka një hapësirë sigurie mes tyre, ndërsa lojtarët afrohen për t’i qetësuar. Kështu. loja u ndërpre për tri minuta, ndërsa në këtë hapësirë kohe tensioni nuk mungoi edhe në tribunën e stadiumit. Disa tifozë shoqërohen në spital.
73′ Kukës ka rastin e shënimit të golit, por gjuajtja e Eminit ndalet nga shtylla e portës së Partizanit, duke e shpëtuar atë nga pësimi i golit.
90+3′ Epërsia e Kukësit dhe dëshira për golin sjellin një tjetër rast të pastër shënimi. Lushtaku gjuan brenda në zone, por topi ndalet që në nisje nga mbrojtja e Partizanit.

DEKLARATAT E TRAJNERËVE

Ernest Gjoka (Kukës)
Na ka “humbur” fati, ai bëri diferencën
Në deklarimin e tij pas ndeshjes me Partizanin, trajneri i Kukësit Ernest Gjoka, është munduar të justifikohet me barazimin, duke u qarë edhe këtë herë për fatin e munguar. “Për ne, kjo ishte një ndeshje me nivel të mirë, ka qenë një ndeshje e luftuar fort dhe unë jam i kënaqur për gjithçka që prodhoi loja. Por, ne duhet të kishim shfrytëzuar më mirë raste, sidomos në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Pasaktësia dhe mungesa e qetësisë nuk na mundësuan shënimin e golit”, theksoi fillimisht në deklarimin e tij trajneri i Kukësit, i cili më pas ju referuar fatit të munguar dhe tensionit që lojtarët e tij treguan në çaste vendimtare. “Besoj se kjo situatë është vetëm një çështje tensioni. Mesfusha po e bën punën e vet, sepse po e çon topin ku duhet, por po na mungon fati, sepse rastet ishin të pastra. Në këtë aspekt shprehem se ishte çështje fati, jo mungesë harmonie mes reparteve në fushë. Në do të vazhdojmë synimin tonë, nuk mbaroi këtu lufta për titullin”.

Sulejman Starova (Partizani)
Terreni i dobët, barazimi rezultat i drejtë
Për trajnerin e Partizanit, Sulejman Starova, barazimi i arritur dje ndaj Kukësit ka qenë i drejtë, por ai fajësoi edhe terrenin e fushës në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit. “Kjo mendoj se ishte një ndeshje që brenda saj i kishte të tria rezultatet. Si ne, ashtu edhe Kukës patëm rastet tona për shënim, por Kukës na vuri shpesh në vështirësi sipas mënyrës së vet. Dhe, për mënyrën se si shkoi loja, barazimin e mendoj rezultat të drejtë, i cili mendoj se erdhi edhe si rezultat i terrenit, specifikës së ndeshjes dhe tensionit. Presioni i renditjes dhe nevoja për pikë bëjnë që të mos jemi plotësisht të qetë në prapavijë. Skemat i kishim përgatitur në mënyrë që lojtarët të ishin afër njëri-tjetrit, pasi kjo fushë ka përmasa më të vogla nga disa të tjera ku ne luajmë”, theksoi trajneri i Partizanit, i cili edhe pse bëri zëvendësimet e lejuara, nuk ja arriti synimit për tri pikët. “Ishte situatë e veçantë, e cila nuk ishte e duhura për të vlerësuar. Të gjithë lojtarët janë stërvitur mirë dhe përpiqen të japin maksimumin, por sot (dje) vetëm barazim”.

TENSIONI I TIFOZERIVE
Tension nga tifozët dhe “VIP”-at, policia përdor spraj
Në minutën e 63-të ndeshja u ndërpre për shkak të tensionit mes tifozerive respektive. Në drejtim të ultrasve të Partizanit ka shkuar si papritur një rrebesh me sende të forta, e në këtë kohë policia bën të veçantën. Ndërhyn tek ata duke shkaktuar problem, madje edhe me përdorimin e spraj-it ndaj tyre. Për pasojë, tre tifozë të Partizanit kanë pësuar dëmtime nga sendet e hedhura në drejtim të tyre, ndërsa i treti ka kaluar në gjendje të fikëti dhe pavetëdije duke mos reaguar. Identiteti i këtij tifozi është Ylli Idrizi, 56 vjeç, nga Tirana.
Ndeshjet/ Java e 23-të
Të shtunën, 25 shkurt 2017 
Luftëtari-Laçi 1-1
Vllaznia-Skënderbeu 0-1
Teuta-Korabi 1-0
Të dielën, 26 shkurt 2017 
Kukës-Partizani 0-0
Tirana-Flamurtari 0-0

RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Kukësi 23 47
2.Skënderbeu 23 47
3.Partizani 23 43
4.Luftëtari 23 29
5.Tirana 23 28
6.Vllaznia 23 27
7.Teuta 23 26
8.Laçi 23 22
9.Flamurtari 23 21 
10.Korabi 23 11


VLLAZNIA-SKËNDERBEU 0-1
Hap i madh për korçarët, ngushtojnë kreun
Pas fitores 1-0 me Vllazninë, skuadra e Skënderbeut doli në kreun e renditjes së Kategorisë Superiore, por vetëm 24 orë, sepse golavarazhi më i mirë i Kukësit e bën atë që të jetë edhe këtë javë në vendin e dytë. Gjithsesi, në Shkodër ndaj Vllaznisë, skuadra korçare e kërkoi golin dhe fitoren gjatë gjithë ndeshjes, duke shprehur në fushë një lojë e cila nuk të linte dyshimet e përfolura për lëshim nga shkodranët. Ndoshta në momentin e shënimit të golit mund të hidhen dyshime, por duke ju referuar deklaratave të ditës së djeshme nga disa specialist, njëherësh duke e parë edhe këndvështrimin e portierit të Vllaznisë, goli ishte i rregullt. Nga ana e saj, skuadra shkodrane tregoi se ndaj të mëdhenjve mbetet e vogël në këtë sezon, madje pa menduar ndoshta se është duke rrëshqitur në zonën e mbijetesës. Këtë duhet ta besojë që në javën e ardhshme, ku do të luajë në transfertë me Luftëtarin në Gjirokastër.

TEUTA-KORABI 1-0
Edhe tri pikë mbijetesë për “Djemtë e detit”
Për durrsakët nuk ka rëndësi kur shënohet goli, dhe cili futbollist e shënon atë. Kryesore është që ai gol i “vockël” që shënoi Andi Ribaj me penallti në minutën e 55-të, I dha tri pikë skuadrës. Nëse loja nuk solli superioritet nda Korabit, kjo duhet parë edhe nga rezistenca që bënë futbollistët e skuadrës dibrane, të cilët edhe pse në pozicion të vështirë për të mbijetuar, nuk bëhen të “vegjël” ndaj kundërshtarëve. Por, më shumë se sa tri pikët, për trajnerin e “djemve të detit”, Gugash Maganin, me këtë fitore skuadra e drejtuar prej tij e bëri hapin e madh për tu shkëputur sa më shumë nga zona e mbijetesës. Me 26 pikët që ka grumbulluar në 23 javë, Teuta nga ndeshja në ndeshje, kryesisht gjatë fazës së tretë, por tregon rritje e besim se do të largohet nga ajo zonë e “minuar”, e cila po i vërtitet sa afër, aq edhe larg. Gjithsesi, Korabi duhet falënderuar që edhe i humbur po e vazhdon garën pa kompromis. Të paktën deri në javën e 23-të.
Golashënuesit
13 gola: P. Pejiç (Kukës)
10 gola: C. Ekuban (Partizani)
8 gola: A. Taku (Tirana), H. Salihi (Skënderbeu)
7 gola: Emini (Kukës), T. Bushiç (Flamurtari)
6 gola: Reginaldo (Luftëtari)
5 gola: N. Shtubina (Vllaznia), D. Bregu (Luftëtari), D. Shkodra (Flamurtari), L. Latifi (Skënderbeu) 
4 gola: J. Adeniy, M. Ndockyt (Tirana), S. Plaku (Korabi), I. Batha (Partizani), A. Ribaj (Teuta)
3 gola: B. Aquino (Laçi), F. Bangal (Teuta), I. Galiç (Flamurtari), K. Abazaj (Luftëtari), R. Hebaj (Vllaznia), B. Ramadani (Luftëtari) 
2 gola: A. Çyrbja, A. Magan, T. Cmajcanin (Teuta), Dvornekoviç, K. Lushtaku (Kukës), B. Lulaj (Laçi), A. Tafili, E. Bakaj (Vllaznia), A. Shehaj, D. Alvesh, B. Telushi (Flamurtari), S. Atanda, B. Azubel, J. Bardhi (Partizani), B. Jashanica (Skënderbeu), Gj. Muzaka (1 Tirana+1Skënderbeu)
1 gol: L. Ibrahimi, A. Torrasa, L. Trashi, E. Vila, R. Malota (Partizani), F. Bardulla, S. Cicmil, E. Çinari, A. Marku, E. Vrapi, D. Pjeshka (Vllaznia), I. Berisha, A. Fazliu, B. Radoviç, A. Fazlliu (Flamurtari), E. Boyom, A. Montero, D. Rapo (Luftëtari), A. Çelhaka, Pericles, F. Toski, R. Lushkja, Mensah, F. Jonuzi (Laçi), N. Gripshi, B. Kotobelli, A. Hila (Teuta), I. Serxhinho, B. Nimaga, Radas (Skënderbeu), I. Ede, E. Hoxhallari, G. Muça, M. Nkounkou, O. Teqja (Tirana), A. Gavazaj, E. Kaja, S. Mziu, N. Nexhipi (Korabi), B. Greca, Rangel, S. Guri (Kukës) 
KATEGORIA E PARË/ Rritet diferenca e kryesimit në Grupin A, në Grupin B ka rivalitet në dy ekstremet e renditjes

Zhyten ish-kampionët, Elbasani “braktiset” nga Bashkia 
Nga Agron KAJA
Kur duhet edhe një javë që të mbyllet faza e dytë e Kategorisë së Parë, gjithçka që ka të bëjë me rënien nga kategoria, fatkeqësisht vërtitet te skuadra e Elbasanit, dy herë Kampione e Shqipërisë në Kategorinë Superiore. Në fundjavë, kjo skuadër kishte dy lajme të këqija, së pari braktisjen që i ka bërë bashkia për sa i përket anës financiare, por humbjes që pësoi në Pogradec. Në fundin e renditjes në Grupin B, ky Elbasan duket se po orientohet më shumë nga Kategoria e Dytë, edhe pse është marrë në financim nga shtetas të huaj, të cilët mund ti kenë kuletat plot, por duke mos pasur skuadra rezultate, ato mbeten të zbrazur në interes të futbollit të këtij qyteti. Në këtë gjendje është edhe Dinamo 18 herë Kampione e vendit, me të cilën kanë shkruar historinë qindra talente të mëdhenj të futbollit shqiptar. Kjo situatë e trishtë nuk ekziston tek skuadrat e tjera në të dy grupet, e duke qëndruar në Grupin A, Kamza duket se është në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Fitorja minimale 1-0 me Ilirinë e Fushë Krujës ja përforcoi pozitat në kreun e renditjes, ndërsa dy ndjekësit: Erzeni e Besëlidhja duket se do të jenë vetëm për statistikë në vendin e dytë. Në Grupin B, situatat janë më ndryshe në raport me distancat që kanë skuadrat, kryesisht Lushnja që kryeson me 6 pikë më shumë se Bylisi i vendit të dytë. Fitorja 2-0 në Fier i bëri lushnjarët edhe më të konsoliduar në kryesimin e grupit, ndërkohë që për ballshiotët më shumë duhet të flasë faza e tretë, e cila do të nisë pas dy javësh dhe në formulën e saj ka hapësira edhe për befasi. Ndërkohë që në këtë grup, veç Elbasanit e Dinamos të traditës në futbollin shqiptar, pranë mbijetesës janë edhe Turbina me Sopotin, ku ky i fundit nuk po gjen “rehat” me trajnerët në këtë sezon. Gjithsesi, në tërësi ka qenë një javë e parafundit për fazën e dytë, ku në Grupin A është më e qartë renditja në të dy kahet e saj, ndërsa për Grupin B duhen edhe ato 90 minutat e mbetura për të bërë përcaktimin e plotë. 
RREGULLORJA
Për herë të parë këtë sezon, Kategoria e Parë do të zhvillohet me një formulë të re. Pas dy fazave të para, ekipet do të ndahen në dy grupe, pesë të parat që do të luftojnë për vendin e pare dhe për tu ngjitur në Kategorinë Superiore, dhe pesë të dytat që do të kërkojnë mbijetesën. Në fund të fazës së dytë, të gjitha ekipeve do t’u përgjysmohen pikët për të ngushtuar diferencën mes skuadrave dhe për ta bërë garën më të fortë. Në minigrupet që do të krijohen, skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën dy herë me sistem vajtje-ardhje, në total tetë takime.
Ndeshjet/ Grupi A
Të shtunën, 25 shkurt 2017 
Kastrioti-Shënkolli 3-0
Mamurrasi-Besa 0-0
Erzeni-Tërbuni 2-1
Kamza-Iliria 1-0
Sot, 27 shkurt 2017 
Besëlidhja-Burreli 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Kamza 17 46
2.Erzeni 17 34
3.Besëlidhja 16 33
4.Burreli 16 25
5.Shënkolli 17 23
6.Kastrioti 17 19
7.Besa 17 18
8.Mamurrasi 17 14
9.Iliria 17 14
10.Tërbuni 17 7
Ndeshjet/ grupi B
Të premten, 24 shkurt 2017 
Sopoti-Bylis 0-3
Të shtunën, 25 shkurt 2017 
Pogradeci-Elbasani 2-1
Apolonia-Lushnja 0-2
Turbina-Shkumbini 2-1
Sot, 27 shkurt 2017 
Tomori-Dinamo 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Lushnja 17 41
2.Bylis 17 35
3.Pogradeci 17 26
4.Apolonia 17 22
5.Tomori 16 22
6.Shkumbini 17 21
7.Turbina 17 18
8.Dinamo 16 17
9.Sopoti 17 15
10.Elbasani 17 13
Sigal