Kukësi merr kreun e renditjes duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-1

505
Sigal

Kukësi fiton me rezultatin 3-1
ndaj Vllaznisë në stadiumin “Zeqir Ymeri”, në ndeshjen e javës së 10 të
Kategorisë Superiore.

Dy gola të Pero Pejiçit në pjesën e parë, dhe një gol i
Gurit siguruan suksesin e verilindorëve. Ndërkohë goli i Shtubinës vleu vetëm
për të thyer pamposhtshmërinë e Koliçit në shtëpi.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në
kuotën e 20 pikëve, duke barazuar Skënderbeun, por verilindorët marrin vendin e
parë duke qenë se kanë golavarazh më të mirë.

Nga ata tjetër, Vllaznia mbetet në
kuotën e 11 pikëve, në vendin e 6-të