Sigal

Kukësi arriti të marrë 3 pikëshin e radhës në Kategorinë Superiore. Në ndeshjen e javës së pestë, nënkampionët e vendit mposhtën në Kamzën e Klodian Duros me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe tashmë është në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë së bashku me Partizanin dhe vetëm 1 pikë larg Skënderbeut kryesues.

Për Kukësin e Armando Cungut mjaftoi goli i shënuar nga kapiteni Ylli Shameti në minutën e 30 për të marrë këtë fitore shumë të rëndësishme në kampionat