Kukësi me mision “përmbysjen” në Podgoricë

426
Kukësi superiorë! Futbollistët e kësaj skuadre ishin për notën dhjetë. Kukësi bëri lojë të madhe dhe veprimet e tyre ishin të pandalshme, duke shkërmoqur me rezultat 4:2 midis Podgoricës skuadrën e Mlladostit, në takimin e kthimit të eliminatorëve të Europa League. Ishte një Kukës krejtësisht tjetër në krahasim me ndeshjen e parë kur patën humbur në Tiranë me rezultat 1:0. Skuadrës shqiptare i mjaftuan 31 minutat e parë për ti shkatërruar vendasit. Skuadra malazeze në pjesën e parë ka qenë sikur në tërmet, ngase nuk kishte asnjë zgjidhje për të ndaluar treshen e frikshme kuksjane: Moreira-Pejiç-Flores. Të gjithë futbollistët treguan lojë të fortë qoftë në mbrojtje, qoftë në mesfushë, qoftë në sulm dhe treguan se humbja e sfidës së parë ka qenë e rastësishme se jo që e kanë merituar fitoren skuadra malazeze. Veprime të shpejta e të rrjedhshme rezultuan me tre gola në 31 minutat e parë. Në minutën e 13-të, Jeeferson asiston, ndërsa Moreira kalon në epërsi kuksjanët. Pas gjashtë minutave (19′), Pejiç shënon golin e dytë për kuksjanët (0:2). Mlladosti në nokaut në minutën e 31-të, kur Flores shënoi për 0:3 dhe heshti tifozët vendas. Kore raciste ndaj shqiptarëve në minutën e 30-të, ku në stadium nga tifozët malazezë u këndua “ubi, ubi siptaria”. Në minutën e 62-të, Shqepanoviç ngushtoi epërsinë në 1:3, por kjo nuk zgjati më shumë se 10 minuta, sepse ishte Pejiç që i dha edhe një goditje të rëndë Mlladostit. Ai në minutën e 72-të pas asistimit të Flores ngriti epërsinë në 1:4. Vendasit ngushtuan humbjen në 2:4 me golin e Adzhoviq në minutën e 87-të. Kukësi kualifikohet në gjysmëfinalen e eliminatorëve të Europa League, e cila do të takohet me skuadrën nga Polonia, Legia
Sigal