Sigal

Te Kukësi duket se kanë shpresë, edhe pas humbjes së thellë, 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Torpedo Kutaisit në Gjeorgji. Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi kuksian thërret të gjithë tifozët, të bashkohen në ndihmë të ekipit, në ndeshjen e së enjtes në “Elbasan Arena”.

Kukësi i bën thirrje të gjithë tifozëve të vijnë të mbështesin ekipin, duke u shprehur se ende asgjë nuk ka mbaruar.

“Të gjithë bashkë, ia dalim!
FK Kukësi fton të gjithë tifozët kuksianë, por edhe tifozë të tjerë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për të mbështetur skuadrën në ndeshjen e kthimit kundër ekipit gjeorgjian Torpedo Kutaisi, sfidë që do të luhet më 16 gusht në “Elbasan Arena”, në orën 19:00.
Kukësi regjistroi rezultat negativ në ndeshjen e parë, ndikuar nga shumë faktorë. Gjeorgjianët përdorën lloj-lloj strategjish dhe ia dolën, por nuk ka mbaruar.
Duke pasur mbështetjen maksimale të tifozërisë, djemtë do të jenë akoma më të motivuar për të bërë përmbysjen e madhe. FK Kukësi beson se prania e tifozërisë është vendimtare në ndeshjen e kthimit.
Të gjithë bashkë do ia dalim, mos mungoni!
Forca djema, para Kukësi!”