Kukësi kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori

554
Ekipi i Kukësit ka arritur të shpallet kampion i Shqipërisë për sezonin 2016-2017 një javë përpara përfundimit të kampionatit. Një triumf vërtet historik ky për kuksianët pasi është hera e parë që fitojnë titullin kampion të Kategorisë Superiore.

Verilindorët mposhtën rivalin direkt për titull, Skënderbeun, në Kukës me rezultatin 2-0, rezultat ky që i jep matematikisht titullin kuksianëve.

Skënderbeu mbeti me 10 lotjarë që në minutën e 11-të kur Mici u ndëshkua me karton të kuq, por deri në fund të pjesës së parë korçarët luajtën mjaft mirë duke kontrolluar ndeshjen. Në minutën e 47 Emini fitoi një penallti të kontestueshme për Kukësin dhe Pejiç e shndërroi në gol.

Në minutën e 57 Latifi u pengua qartësisht në zonë dhe Jorgji nuk akordoi penallti, duke bërë që të shpërthenin protestat e korçarëve. Osmani u ndëshkua me karton të kuq për protesta, ndërkohë që në minutën e 93-të Pejiç shënoi dhe golin e dytë duke e mbyllur takimin.

Një arritje me të vërtetë e madhe kjo për Kukësin, të cilëve tani u ka mbetur vetëm një gjë: të vendosin rekordin duke përfunduar kampionatin të pamposhtur dhe kjo gjë do të mësohet ndeshjen e fundit në Gjirokastër ndaj Luftëtarit.
Sigal