Kukësi i kënaqur me merkaton, luan miqësore me Teutën

519
Për gjithçka që skuadra e Kukësit po zhvillon në fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë, dje ka folur për Supersport, sekretari i klubit, Jonuz Hallaçi. Duke u ndalur te merkatoja e kryer dhe te përgatitjet për sezonin e ri, duke përfshirë edhe çështjen e stadiumit dhe fushës në Kukës, që ka nevojë për ndërhyrje urgjente. “Do t’i vija notën 9, për të mos e tepruar. Është folur shumë për merkaton e Kukësit këtë verë, por mendoj se skuadra tashmë është më se e kompletuar dhe do ta shohim që ndaj Tiranës në ndeshjen e Superkupës. Të mërkurën do të luajmë me me Teutën, e cila do të jetë një ndeshje jo thjesht miqësore. Do të kërkojmë edhe një miqësore tjetër, ndërsa më 30 gusht e mbyllim këtë cikël, dhe do të kthehemi në Shqipëri”.
Sigal