Kukësi “goditje” në Milano, kërkon nigerianin Favour

453
Sigal

MERKATO

Duke qenë skuadra kryesuese e tabelës së Renditjes në dy fazat e para të
Kategorisë Superiore, njëherësh edhe me ambicie për të fituar titllin kampion,
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici i ka hyrë seriozisht merkatos së dimrit. Edhe
pse zyrtarish ajo nuk është çelur, mediatikisht ai po befason me emrat që sjell
në këtë periudhë prag-merkatoje. Emri i radhës është Aniekan Favour, 22-vjeçari
nga Togo, i cili në fillimin e këtij sezoni nuk arriti të luante me skuadrën e
Milanit në Serie A të Italisë, ndërkohë që pjesë e kësaj skuadre është bërë që
në vitin 2012 me U 19 vjeçarët. Burime nga FK “Kukësi” nuk e mohojnë këtë fakt,
madje ata tregojnë se kanë avancuar në bisedime. Drejtuesit e Kukësit kanë
arritur të bindin lojtarin dhe menaxherin e tij që në muajin janar 2017 ai të
jetë në vendin tonë për të firmosur edhe zyrtarisht kontratën me Kukësin. Ndërkohë,
mësohet se në ditët e fundit drejtuesit e Kukësit e kenë mbyllur në parim
marrëveshjen me lojtarin nga Togo, mesfushorin 21 vjeçari Franko Atçou.