Kukësi-Flamurtari, finalja e Kupës

692
Sigal

Vlonjatët turpërojnë Skënderbeun në një stadium bosh. Teuta thyhet sërish nga kuksianët

Kukësi-Flamurtari, kjo është finalja e madhe e edicionit të 62-të të Kupës së Shqipërisë, pas verdikteve që dhanë ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e kompeticionit. Kukësi fitoi 1-0 me Teutën, ndërkohë që Flamurtari shkaktoi surprizën në Korçë duke mundur 2-0 Skënderbeun, që del me turp nga aktiviteti. Për Flamurtarin kjo është hera e 12-të që arrin në finale (tre të fituara), ndërkohë që për Kukësin ky është një moment historik, pasi e arrin për herë të parë atë.

 SKËNDERBEU-FLAMURTARI 0-2

Në një stadium pa tifozë, por vetëm me personazhe në tribunën “VIP”, Flamurtari i dha një leksion të hidhur kryesuesve të Superligës që regjistruan humbjen e tretë rresht midis kampionatit dhe Kupës, dhe tashmë janë jashtë finales së ëndërruar. Pas barazimit të bardhë në Vlorë, ishte Flamurtari ai që fitoi me rezultatin e pastër 2-0, edhe pse favoriti kryesor ishin kampionët në fuqi. Një ndeshje e interpretuar thjesht e pastër nga vlonjatë, ndaj një Skënderbeu tepër konfuz në lojë dhe plot gabime në mbrojtje. Pas një goditje të lirë e Flamurtarit të ekzekutuar nga një distancë e largët, portieri Orges Shehi nuk arrin ta zotërojë topin që gjen këmbët e Liçaj, me lojtarin kuqezi që s’e ka aspak të vështirë të shënojë golin e parë për vlonjatët. 0-1 në minutën e 19-të!. Flamurtari udhëheq, ndërkohë që Skënderbeu nga ky moment duhet të shënojë të paktën dy gola që të kualifikohet në finale. Në minutën e 38-të, Flamurtari ekzekutoi një goditje këndi me anë të Gilman Likës, topi devijohet me kokë nga një lojtar vlonjat, Shehi nuk arrin ta zotërojë topin si duhet, duke e grushtuar ulët atë në zonën e vogël në një mishmash lojtarësh të dy ekipeve, çuditërisht një futbollisti vlonjat spastron zonën, por sfera mbërriti te Bruno Telushi, me këtë të fundit që gjuan nga në distancë prej më shumë se 25 metra për ta çuar sërish topin në rrjetë, poshtë krahut të zgjatur të portierit të Skënderbeut. 0-2! E pabesueshme në Korçë!

Në pjesën e dytë, Skënderbeu futet me misionin e përmbysjes, por vetëm sa pëson goditjen e radhës në minutën e 49-të, me Abilaliajn që shkon drejt portës Radas bën gabimin e faullit ndaj lojtarit të fundit dhe merr kartonin e kuq duke i komplikuar gjërat për skuadrën e Josës. Një penallti për Skënderbeun në minutën e 68 me Sakajn që ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Amarildo Dimos. Nga pika e bardhë provon Bledi Shkëmbi që shikon Moçkën ti kapë krahun dhe topin që devijon në traversë për tu kthyer mbrapsht, ashtu si shpresat e korçarëve për të rihapur lojën. Përmbysja është një utopi madje me Skënderbeun e lodhur në minutën e 89 Pepa i ka të gjitha hapësirë e metra me bollëk për të shënuar të tretin por e tepron me dribling maninë teksa kërkon të kalojë dhe Shehin duke shpërdoruar golin e 3-0. Gjithsesi, është Flamurtari ai që shkon në finale.

TEUTA-KUKËSI 0-1

Pierre Boya hyri në historinë e Kukësit si lojtari që e çoi për herë të parë në finalen e një Kupë skuadrën verilindore. Sulmuesi kamerunas, i ardhur gjatë merkatos dimërore shënoi dje golin e fitores 1-0 ndaj Teutës, ndërkohë që edhe katër ditë më parë ai i kishte realizuar dy gola në fitoren 3-0 ndaj durrsakëve për kampionat. Pas një pasimi të bukur, Boya u fut bukur në zonë, duke iu shmangur një mbrojtësi durrsak, goditi fuqishëm, reagoi portieri Rizvani, por grushtimi i tij vetëm sa i ndryshoi drejtimin topit që pushoi në rrjetë. 0-1! Në këtë moment, rezultati i përgjithshëm shkoi në 4-2 për Kukësin. Në minutën e 19-të, Kukësi pretendoi për një penallti të shkaktuar nga portieri Rizvani, por gjyqtari Lorenc Jemini nuk ishte i atij mendimi, duke shkaktuar protesta te stafi dhe lojtarët kuksianë. Edhe Teuta pretendoi për penallti në minutën e 32-të, kur një lojtar i saj u frenua dukshëm në zonë. Por, sërish Jemini nuk akordoi 11-metërsh. Në të 40’, ishte kubanezi Joel që nuk u pozicionua mirë në goditje. Për të ndryshuar dicka në lojën e skuadrës së tij në sulm me startin e fraksionit të dytë të lojës trajneri Biturku hodhi në fushë edhe Daniel Xhafajn. Në minutën e 50-të ishte pikërisht sulmuesi 37-vjeçar ai që tentoi nga hyrja e zonës por goditja e tij u prit në pozicion nga Halilaj. Në të 55’ Kukësi dyfishoi shifrat megjithatë goli I shënuar nga Malota u anulua nga anësori. Gjithsesi, Kukësi arrin ta mbrojë rezultatin dhe arrin për herë të parë në finale. Nëse do ta fitojë Kukësin trofeun e Kupës do të hyjë në “Librin e Artë” të kompeticionit, si skuadra e 11-të që fiton një Kupë të Shqipërisë, duke u bashkuar kështu me Tiranën (15 trofe), Partizanin (15), Dinamon (13), Vllazninë (6), Flamurtarin (3), Teutën (3), Elbasanin (2), Apoloninë (1), Besën (1) dhe Laçin. Fituesit i Kupës do të marrë pjesë në Ligën e Europës, teksa do të përfitojë 5 milionë lekë nga FSHF-ja dhe 90 mijë euro nga UEFA për pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Fituesi (ende) në fuqi i kompeticionit është Laçi, që nga ana e tij mundi Bylisin (1-0) në finalen e sezonit ta kaluar. Laçjanët janë eliminuar këtë edicion nga Skënderbeu. Më shumë trofe në Kupë kanë Partizani dhe Tirana, të dyja nga 15, por të dy ekipet kryeqytetase nuk ia dolën të shkonin as në çerekfinale. Dinamo ka 13 kupa të fituara.

 Gjika në Korçë

Presidenti i Flamurtarit, njëherësh edhe Kryetar i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, e shijoi suksesin “live” në stadiumin “Skënderbeu” në prani edhe të presidentit të Skënderbeut, Adrian Takaj. Stadiumi ishte bosh.

 5 milionë lekë

Donatorët turq të Flamurtarit kishin vendosur një premio prej 5 milionë lekësh, për të motivuar lojtarët për të arritur kualifikimin në finale. Paratë kanë bërë punën e tyre, pasi vlonjatët e përmbushin misionin.

KUPA E SHQIPËRISË

GJYSMËFINALET

NDESHJET E KTHIMIT

Dje, 09.04.2014

Teuta-Kukësi 0-1

Shënues: Boya 14’

Kualifikohet Kukësi me rezultatin e përgjithshëm 4-2, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 3-2.

Skënderbeu-Flamurtari 0-2

Shënues: Liçaj 19’, Telushi 38’

Kualifikohet Flamurtari me rezultatin e përgjithshëm 2-0, pasi ndeshje e parë kishte përfunduar 0-0.

FINALJA

Kukësi-Flamurtari

17 maj 2012

Stadiumi “Qemal Stafa”

Flamurtari, 12 herë në finale

 Flamurtari regjistroi dje pjesëmarrjen për herë të 12-të në finalet e Kupës së Shqipërisë. Për herë të parë, ai ka marrë pjesë në finalet e vitit 1960 kur humbi 1-0 me Dinamon. Për herë të fundit kishte qenë në vitin 2009, kur fitoi 2-1 me Tiranën. Flamurtari e ka fituar tri herë Kupën e Shqipërisë: 1984/85 1987/88 2008/09.

Rruga e Flamurtarit për në finale

 Ecuria e suksesshme e Flamurtarit nisi më 23 tetor të vitit të kaluar në Gramsh me fitoren ndaj vendasve me rezultatin 0-3. Sfida e kthimit ishte pa histori, ku vlonjatët u mjaftuan me suksesin 2-0. Edhe në 1/8-at e finaleve shorti ka qenë bujar, duke i vënë Flamurtarit përballë skuadrën e Tomorit. Sërish duelet nuk kanë pasur histori dhe Flamurtari kualifikohet lehtësisht me rezultat të përgjithshëm 6-2. Çerekfinalet, ashtu siç pritej, dhurojnë kundërshtar më të fortë dhe përballë është Vllaznia. Në Shkodër, Vllaznia dhe Flamurtari e mbyllin në barazim pa gola, ndërsa në sfidën e kthimit Flamurtari mjaftohet me një gol të Abilaliaj për t’u kualifikuar. Në gjysmëfinale ndodh surpriza, ku pas barazimit në Vlorë me Skënderbeun, djemtë e Gjokës fitojnë 2-0 në Korçë dhe arrijnë pas pesë sezonesh në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në finale: 12 herë

(1960, 1982/83, 1983/84, 1984/85, 1986/87, 1987/88, 1989/90, 1990/91, 1995/96, 1996/97, 2008/09, 2013/14). Tri herë fitues: 1984/85 1987/88 2008/09.

Rruga e Kukësit për në finale

 Kukësi jo vetëm mbrojti fitoren 3-2 në shtëpi me Teutën, por arriti dhe një tjetër 1-0 në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana”, duke kaluar për herë të parë në finale të Kupës së Shqipërisë. Në rrugëtimin e tij, Kukësi fillimisht eliminoi Naftëtarin me rezultatin e përgjithshëm 6-0. Në 1/8-at e finaleve Kukësi gjen përballë Apoloninë, e cila fiton ndeshjen e parë në Fier 1-0. Megjithatë në kthim kuksianët nuk falin, duke fituar thellë 4-0.

Çerekfinalja ishte disi më e thjeshtë, ku Kukësi i fiton të dyja sfidat me Bylisin me shifrat e njëjta 2-1, ashtu siç edhe bëri në gjysmëfinale me Teutën, të cilën e mund dy herë, për t’u kualifikuar në finalen e 17 majit. Në finale: 1 herë (2013/14)

 TË GJITHA FINALET E KUPËS

 1939 Tirana

1948 PARTIZANI-17 Nëntori 5-2

1949 PARTIZANI-17 Nëntori 1-0

1950 DINAMO-Partizani 2-1

1951 DINAMO-Partizani 3-2

1952 DINAMO-Tirana 4-1

1953 DINAMO-Partizani 2-0

1954 DINAMO-Partizani 2-1

1957 PARTIZANI- Lokomotiva 2-0

1958 PARTIZANI-Skënderbeu 4-0

1960 DINAMO-Flamurtari 1-0

1961 PARTIZANI -Besa 1-1, 1-0

1963 TIRANA-Besa 1-0 2-3 (5-2 pen)

1964 PARTIZANI-Tomori 3-0

1965 VLLAZNIA-Skënderbeu 1-0

1966 PARTIZANI-Vllaznia 2-1, 4-3

1968 PARTIZANI-Vllaznia 4-1

1970 PARTIZANI-Vllaznia 4-0,0-1

1971 DINAMO-Besa 2-0

1972 VLLAZNIA-Besa 2-0, 0-2 (5-3 pen)

1973 PARTIZANI-Dinamo 1-0

1974 DINAMO-Partizani 1-0

1975 LABINOTI-Lokomotiva 1-0 1-0

1976 TIRANA-Skënderbeu 3-1, 1-0

1977 TIRANA-Dinamo 2-1 1-2 (8-7 pen)

1978 DINAMO-Traktori (Lushnja) 1-0

1979 VLLAZNIA-Dinamo 1-1, 2-1 (shtesë)

1980 PARTIZANI-Labinoti 1-1, 1-0

1981 VLLAZNIA-Besa 5-1 1-2

1982 DINAMO-Tirana 1-0, 2-3

1983 TIRANA-Flamurtari 1-0

1984 TIRANA-Flamurtari 2-1

1985 TIRANA-Flamurtari 2-1

1986 FLAMURTARI-Partizani 2-1

1987 VLLAZNIA-Flamurtari 3-0, 1-3

1988 FLAMURTARi-Partizani 1-0

1989 DINAMO-Partizani 0-0, 3-1

1990 DINAMO-Flamurtari 1-1 (4-2 pen)

1991 PARTIZANI-Flamurtari 1-1 (4-3 pen)

1992 ELBASANI-Besa 2-

1993 PARTIZANI-Albpetroli 1-0

1994 TIRANA-Teuta 0-0, 1-0

1995 TEUTA-Tirana 0-0 (4-3 pen)

1996 TIRANA-Flamurtari 1-1 (4-3 pen)

1997 PARTIZANI-Flamurtari 2-2 (4-3 pen)

1998 APOLONIA-Lushnja 1-0

1999 TIRANA-Vllaznia 0-0 (3-0 pen)

2000 TEUTA-Lushnja 0-0 (5-4 pen)

2001 TIRANA-Teuta 5-0

2002 TIRANA-Dinamo 1-0

2003 DINAMO-Teuta 1-0

2004 PARTIZANI-Dinamo 1-0

2005 TEUTA-Tirana 0-0 (6-5 pen)

2006 TIRANA-Vllaznia 1-0

2007 BESA-Teuta 3-2

2008 VLLAZNIA-Tirana 2-0

2009 FLAMURTARI-Tirana 2-1

2010 BESA-Vllaznia 2-1 (shtesë)

2011 TIRANA-Dinamo 1-1 (4-3 pen)

2012 TIRANA-Skënderbeu 1-0 (shtesë)

2013 LAÇI-BYLIS 1-0 (shtesë)

2014 Kukësi-Flamurtari (17 maj)