Kukësi dhe Skënderbeu luajnë në distancë, Partizani-Tirana thonë fjalën e fundit

441
Sigal

Java e 15-ë e Superliges fillon me dy ndeshjet e para nesër, ku bie në sy takimi i Kukësit me Apoloninë dhe i Skënderbeut me Teutën. Këto dy ndeshje do të luhen në ora 13:00, ku me shumë interes shihen zhvillimet tek të dyja këto takime. Nesër fillojnë ndeshjet e para Aktualisht Kukësi vjen direkt pas fitores shumë të fortë ndaj Skënderbeut, ku arriti të ndalte edhe serinë e humbjeve që mund ta shoqëronin, pas atij takimi me Partizanin. Reagimi i skuadrës kuksiane ishte shumë i fortë, ku nuk i lejuan korçarët për asnjë moment të rrezikonin me të vërtetë në portën e tyre. Takimi i nesërm me Apoloninë nuk duket të jetë dhe aq delikat, duke pasur parasysh edhe disnivelin si skuadra por edhe faktin se Kukësi luan në shtëpi dhe nuk pritet që të lëshojnë pe ndaj fierakëve, pasi synimi qëndron gjithmonë të kapin edhe kreun e kampionatit, duke pritur edhe në ndonjë “gabim” të mundshëm që mund të bëjnë Partizani dhe Tirana që këtë të hënë ndeshen bashkë. Skënderbeu-Teuta është takimi tjetër që luhet ditën e nesërme, me korçarët që kanë përballë një skuadër që po ashtu si ata pësuan humbje javën që shkoi. Skënderbeu e luan ndeshjen në shtëpi dhe një fitore ndaj bregdetarëve është detyrim për të vazhduar përsëri në të njëjtin ritëm si tre skuadrat e tjera pretendente për titull. Ndërkohë që të dielën luhen dy ndeshje të tjera, me Laçin që pret në shtëpi Flamurtarin dhe Elbasanin që pa tifozë në stadium, do hapë dyert vetëm për futbollistët e Vllaznisë. Këto dy ndeshje pasqyrojnë më së miri edhe renditjen e kampionatit, pasi pavarësisht të renditjes, janë skuadra që me pikë ndodhen shumë larg kryesueseve. Laçi që ndodhet në ve vendin e 5-ë ka 7-ë pikë më pak se Skënderbeu i vendit të 4-t, ndërkohë që Flamurtari ndodhet edhe një pozicion më poshtë se kurbinasit me dy pikë më pak se këta të fundit, ndërkohë që Vllaznia është një pozicion poshtë Flamurtarit por me 4 pikë më pak, për ta mbyllur me Elbasanin që edhe kjo skuadër për vete “mbyll” renditjen e përgjithshme të kampionatit. Ndeshja mes Laçit dhe Flamurtarit shihet qartë si një takim ku këta të fundit do të tentojnë fitoren për të vazhduar ngjitjen në renditje pas rezultatit pozitiv që morën ndaj Elbasanit. Në fakt një fitore në Laç është diçka e vështirë për tu arritur, pasi këta të fundit kanë treguar më së miri se dinë të bëhen pengesë për të gjitha skuadrat që vizitojnë stadiumin e tyre, duke ja dalë të rrëmbejnë gjithmonë rezultate pozitive në shtëpi. Ndeshja e fundit e ditës së diel është mes Elbasanit dhe Vllaznisë, me verdheblutë që janë të zhytur në morinë e humbjeve që kanë “arritur” duke e prenotuar që në javën e parë fundin e renditjes, e duke e vazhduar edhe sot, pas 14-ë javësh, ndërkohë që kundërshtarja e radhës, Vllaznia, po përjeton një formë të mirë për momentin, duke ia dalë që të arrijë dy fitore rresht, pas gjithë atyre humbjeve të një pas njëshme që mori, duke u katandisur që nga pretendente në një skuadër që synonte qëndrimin në superiore. Por duket se këto probleme kanë kaluar tashmë për shkodranët, fakt ky që e bën akoma edhe më të vështirë situatën tek Elbasani, që përballë do kenë një Vllazni të motivuar që janë në kërkim të fitores së tretë rresht. Ndërkohë që ndeshja e fundit e javës, do edhe disa ditë të vijë, por përsëri është nga ata takime që bën të flasë të gjithë, për vetë rëndësinë që ka si ndeshje historike, por edhe se ndeshen dy skuadra që kanë “garantuar” që në fillim qëndrimin në krye të renditjes dhe po vazhdojnë akoma të jenë në krye. Ndeshja do të luhet të hënën, me stadiumin që pritet të jetë i mbushur plot me të dyja tifozeritë, si pjesën bardheblu të qytetit ashtu edhe pjesën e kuqe të tij.

Statistikat deri në javën e 14-ë

Skuadra me mbrojtjen më të mirë

Partizani, Skënderbeu (5 gola të pësuar)

Skuadra me mbrojtjen më të dobët

Apolonia (26 gola të pësuar)

Skuadra me sulmin më të mirë

Skënderbeu (21 gola të shënuar)

Skuadra me sulmin më të dobët

Apolonia   (4 gola të shënuar)

Golashënuesi më i mirë

Pero Pejiç (7 gola të shënuar, Kukësi)

Takimet e javës së 15-ë

06.12.2014

Kukësi-Apolonia

Skënderbeu-Teuta

07.12.2014

Laçi-Flamurtari

Elbasani-Vllaznia

08.12.2014

Partizani-Tirana

 

 

Kategoria e  Parë/ Nesër prova e madhe për Besëlidhjen, e rivalizon Mamurrasi

Në kategorinë e parë, këtë javë luhet java e 9-ë e kampionatit, ku vërehen përsëri diferencat e pakta që skuadra kanë njëra me tjetrën, duke mos pasur shkëputje të kryesueseve në secilin nga të dy grupet. Këtë javë, kjo mundësi mund ti jepet Besëlidhjes, që edhe pse ka që në fillim që kryeson, përsëri nuk e ka krijuar shkëputjen, jo për mungesë rezultatesh të vetat, por sepse edhe skuadrat e tjera kanë pasur të njëjtën ecuri, e në këtë rast Tërbuni është ajo që i gjendet më afër, me vetëm dy pikë diferencë, ndërkohë që Mamurrasi ndodhet në vend të tretë, por me pesë pikë diferencë me vendin e parë. Takimi më interesant i kësaj jave do të jetë pikërisht mes vendit të parë dhe vendit të tretë, ku lezhjanët do të presin në shtëpi Mamurrasin, në një takim që për të dyja skuadrat ka një vlerë të madhe, e sidomos për Besëlidhjen që i ka bërë të qarta synimet e veta që nga fillimi i këtij sezoni, duke mos e provuar akoma shijen e humbjes në gjithë këtë takime por duke qenë edhe e vetmja, bashkë me Tërbunin, në të dyja grupet që nuk kanë lënë tre pikë njëherësh në një takim të vetëm. Tërbuni, si rivalja e drejtpërdrejtë e Besëlidhjes për titull, luan ndaj Kastriotit, skuadër e vendit të gjashtë me nëntë pikë, ku ka arritur tre humbje, tre barazime dhe vetëm dy fitore në tetë javët e para. Në grupin B, përballja më interesante është ajo mes Pogradecit dhe Dinamos, dy skuadra që i ndajnë vetëm dy pikë, në një grup shumë të ngjeshur ku vendi i 8-ë me vendin e 1-rë ndahen me vetëm katër pikë, ku kujtojmë që në grupin A pesë pikë kishin mes tyre vendi i parë me vendin e tretë. Ky grup akoma nuk i ka shënuar rivalët e drejtpërdrejtë për titull, duke u ndryshuar pozicionet dhe vendet e para çdo javë që luhen ndeshje. Aktualisht renditjen e kryeson skuadra e Lushnjës që takimin e radhës e ka me Tomorin e vendit të vendit të pestë, por që në rast se fiton, me dy pikë diferencë që kanë ndërmjet tyre, vendi i parë nuk është aspak i pamundur. Në këtë grup, të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira, duke parë edhe formën e përafërt që skuadrat kanë me njëra-tjetrën, pasi akoma asnjë skuadër nuk ia ka dalë që të jetë dominuese absolute apo të mos ketë pësuar rezultate negative, siç janë rastet në grupin tjetër.

Grupi A

Veleçiku-Besa

Ada- Kamza

BurreliIliria

Besëlidhja –Mamurrasi

Tërbuni-Kastrioti                                 

Grupi B

PogradeciDinamo

NaftëtariBylis

ButrintiLuftëtari         

Shkumbini Sopoti                     

LushnjaTomori