Kukësi dhe shiriti i kapitenit, “tersi” i Partizanit apo i Moxhit?!

523
Nga Agron KAJA
KËNDVËSHTRIM/ Në kryendeshjen e javës së dytë Partizani-Kukësi 0-0, më shumë se sa barazimi, ja e veçanta që nuk bëri diferencën
Java e kaluar, u “mbars” shumë me lajme të “kuqe”, ku në epiqendër mbeti portieri i Partizanit dhe i Kombëtares sonë, Alban Hoxha, i cili me kulturë e finesë i tha SOS akuzave ndaj tij me një gjest sportiv: “Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet, unë marr përsipër përgjegjësitë. I kërkoj falje klubit, stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye, dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit”. Dhe kështu ndodhi, në ndeshjen e ditës së hënë, Hoxha nuk ishte kapiten de jure, por de fakto, arbitri i ndeshjes Juxhin Xhaja, në një fragment loje, i ka kërkuar Alban Hoxhës si kapiten, që të qetësonte tifozët e kuq. Ky ka qenë një veprim hutimi i këtij arbitri, por në anën tjetër, ai tregoi se “hija” e shiritit të kapitenit te Partizani, duket se nuk bën vend në krahë të tjerë. Gjatë ditës së djeshme, në rrjetet sociale dhe në portale të ndryshme që pasqyrojnë futbollin, hidheshin mjaft hipoteza edhe për kapitenin e Partizanit, dhe ndikimin në rezultatin e ndeshjes Partizani-Kukësi 0-0. Diku thuhej se, nuk kishte fat Batha me shirin në krah, diku thuhej se Alban Hoxha e drejtoi skuadrën si kapiten, etj, etj. Dhe si duhen kuptuar të gjitha këto? Natyrisht që referencë kanë debatin e dy javëve më parë, ku portieri i dënua nga “Ligjvënësi-Moxhi” për thyerje të disiplinës së brendshme në klub! Dhe a e dini pse? Sepse pas grumbullimit me Kombëtaren për dy ndeshjet me Litehshteinin e Maqedoninë, nuk shkoi paradite në klub, por në stërvitjen e pasdites. Dhe këtu, Luçiano Moxhi, me drejtësinë që e karakterizon këtu në Shqipëri (kujtojmë se ai vite më parë është i dënuar nga drejtësia italiane për trukime ndeshjesh), e dënoi me dy ndeshje pezullim. Por kur e pa që Partizani humbi me Laçin 0-2 në javën e parë pa Hoxhën në portë, i erdhi mendja në vend për ndeshjen me Kukësin, dhe aty në klub, së bashku e gjetën një “arsye” faljeje, i hoqën shiritin me marifet! Por edhe vetë Batha e pranon se, kapiten i Partizanit është Albana Hoxha, edhe pse vetë ai de fakto e mban shiritin në krahun e majtë të tij në tri ndeshje: me Laçin, me Naftëtarin dhe me Kukësin. Kur ndodh kështu, pyesim Moxhin: A e nuhat ai situatën jashtë skuadrës” Dhe tjetra: “Shiriti i kapiteni e barazoi ndeshjen me Kukësin, apo forma e skuadrës? Përgjigje ka, por ndoshta kështu ky mjeshtër i trukimeve, mos do të fshehë dobësinë që po tregon bankina italiane e Partizanit, e cila nëse do të jetë kështu, mund të jetë dështimi i radhës për Moxhin, sepse Partizani bëhet më i mirë edhe pa të (nuk hyj në punët e Presidentit Demi).
Sigal