Kukësi – Debreçeni/ Kukësi eliminohet nga Europa League

104

Kukësi është skuadra e fundit shqiptare që eliminohet nga Europa League. Verilindorët e drejtuar nga Ernest Gjoka u eliminuan me rezultatin e përgjithëm 1-4 nga ekipi i Debreçenit, që kalon në raundin tjetër të UEFA Europa League.

Verilindorët e nisën takimin e kthimit në mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur rrjetën në minutën e 17-të. Ishte Et’hemi ai që shënon një gol shumë të bukur, por dhe pasimi i Rrocës ishte fantastik. Mendohej se verilindorët do të hidheshin të gjithë në sulm për të përmbysur humbjen e parë 3-0 në Hungari, por pjesa e parë u mbyll me vetëm këtë gol të numrit 11.

E dyta nisi sërish me dëshirën e Kukësit për të gjetur rrjetën, por Debreçeni u mbrojt shumë mirë dhe luajti me qetësi të admirueshme. Madje, ekipi mik arriti edhe të shënojë në minutën e 58’, gol që vendosi dhe rezultatin final të sfidës, 1-1.

UEFA Europa League, kualifikuese

Kukësi – Debreçeni  1-1  (0-3)
Et’hemi 17’ / Szatmari 58′