Kualifikimi i Zvicrës, me atmosferën e shqiponjës dhe këngëve shqiptare

606
Kënga e Noyzit dhe shqiponja dykrenare, këto kanë qenë të dielën dy të veçantat e festimit të kualifikimit të Zvicrës, natyrisht të “iniciuara” nga shqiptarët që luajnë në këtë skuadër kombëtare. Zvicra e siguroi një biletë mbrëmjen e së dielës për në finalet e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Rusi, ku Helvetët arritën ta menaxhonin mirë fitoren minimale 1-0 që arritën në ndeshjen e parë në transfertë. Në përbërjen e saj, kjo kombëtare ka edhe gjashtë 6 futbollistë shqiptarë, dhe nuk kishte si të mungonte atmosfera shqiptare gjatë festimeve në dhomat e zhveshjes. Ka qenë mesfushori Granit Xhaka që postoi dje një video të kësaj atmosfere, ku mbrojtësin Akanji formon shqiponjën dy krenare.
Sigal