Kualifikimi i Shqipërisë vendoset në Portugali

514
Humbja e Shqipërisë dhe barazimi i Danimarkës në Armeni e kanë komplikuar situatën në grupin ‘I’. Aktualisht grupi kryesohet nga Portugalia me 15 pikë, në vendin e dytë është Danimarka me 12 dhe e treta Shqipëria me 11 pikë. Megjithatë Shqipëria e ka në dorë fatin e kualifikimit direkt, pasi Danimarka ka edhe një ndeshje në dispozicion deri në përfundim të eliminatoreve, ndaj Portugalisë më 8 Tetor, ndërsa Shqipëria ka 2 të tilla përballë Serbisë dhe Armenisë.
Fati i grupit do të vendoset në Portugali, pasi nëse luzitanët fitojnë ndaj nordikëve ose barazojnë, atëherë Shqipërisë i duhet vetëm një fitore për t’u kualifikuar direkt. Por nëse Danimarka do të fitonte në Portugali, diferenca nga Shqipëria do të ishte 4 pikë duke detyruar kuqezinjtë që për të siguruar kualifikimin të merrnin me cdo kusht 6 pikë ndaj Serbisë dhe Armenisë. Ndërsa Portugalia thuajse ka blinduar vendin e parë edhe pse jo ende zyrtarisht, pasi përpos faktit që ndeshjen me Danimarkën e ka brenda, e mbyll në Beograd përballë një Serbie pa objektiva.
Vetëm nëse Portugalia do të humbte dy ndeshjet e mbetura dhe Shqipëria t’i fitonte të dyja, kuqezinjtë do të ngjiteshin në vendin e parë në grup, ndërsa Danimarka do të diskutonte vendin e dytë me nordikët. Shpresat e Danimarkës për të siguruar një biletë kualifikimi drejtpërdrejt në finalet e Europianit “Francë 2016” morën një goditje të rëndë teksa Armenia i ka ndalur në barazim pa gola. Por Shqipëria ka edhe një ‘as’ nën mëngë për t’u kualifikuar direkt, pasi nëse fiton dy ndeshjet e mbetura dhe kundërshtarët në 8 grupet e tjera do të gabojnë mund të futet direkt si e treta më e mirë. Por çfarë do që të ndodhë në ndeshjet e mbetura, Shqipëria e ka siguruar fazën e “Play-Off”-it për këtë edicion. 
Sigal