Kualifikimi i kombëtares për femra, vajzat kuqezi festojnë, greket shpërthejnë në lot

523
Emocione të jashtëzakonshme pas kualifikimit historik për në fazën tjetër të kombëtares për femra e cila mundi në minutën e fundit ekipin grek me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”.
Pas vërshëllimës finale, vajzat kuqezi kanë nisur festën ne fushën e lojës, ndërsa vajzat e ekipit grek nuk kanë arritur të fshehin dëshpërimin dhe lotët për këtë humbje.
Festës së vajzave kuqezi i janë bashkuar edhe stafi teknik me trajnerin Grima e zëvendësin Sinani duke marrë duartrokitjet e merituara nga tifozët në stadium.
Shqipëria është kualifikuar për në fazën tjetër të Kampionatit Botëror për femra pasi ka mundur Greqinë në minutën e fundit me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”. Golat për Shqipërinë janë shënuar nga Doçi në minutën e 16 dhe Velaj në minutën e 90, ndërsa goli i vetëm për Greqinë u shënua nga Nati në minutën e 18.
Me këtë fitore Shqipëria kryeson grupin me 7 pikë, e ndjekur nga Greqia me 6 pikë. Malta ka 4 pikë, ndërsa Kosova në vend të fundit me 0 pikë.
Sigal