Kthimi pas tre vitesh i Milanit në Europë, UEFA dërgon një shqiptar si vëzhgues

64
c do të ketë një shqiptar në tribunën VIP, si vëzhgues i caktuar nga UEFA për këtë duel.
Sfida e të enjtes në “Stadionul Municipal” në Drobeta-Turnu Severin, Rumani, mes Universitatea Krajova dhe Milan, shënon kthimin pas 3 vitesh të ekipit italian në një turne ndërkombëtar. Takimi i turit të tretë të Ligës së Europës do të drejtohet nga gjyqtarë turq, ndërsa personi që do t’i vëzhgojë ata dhe do të raportojë për paraqitjen e tyre, do të jetë ish-shefi i gjykimit në FSHF, Plarent Kotherja.

Ky i fundit, prej disa vitesh është një vëzhgues gjyqtarësh i UEFA-s, duke qenë me vazhdimësi në çdo sezon në ndeshje të rëndësishme të turneve ndërkombëtarë për klube apo Kombëtare. Përkrah tij, delegati organizativ i UEFA-s për këtë takim është zëvendëspresidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Roni Zimerman.