Kros e pranon: Titulli është i humbur, te Reali ka probleme

438
Sigal

Në një intervistë të dhënë për të përditshmes berlineze “Die Welt”, gjermani Toni Kros ka pranuar se Reali i Madridit nuk e ka më kampionat një prioritet të tijin.

Në La Liga, Reali i Madridit është i treti me 10 pikë diferencë ndaj Barcelonës së vendit të parë, ndaj shanset për t’u shpallur kampionë në Spanjë janë vërtet minimale, ndaj synimet janë zhvendosur te Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve.

“Jemi ende kompetitivë në këto dy veprimtari dhe jemi përqëndruar vetëm aty. Nuk ka arsye për t’u dorëzuar, jemi ende në gjendje për të fituar trofe”, thekson lojtari i përfaqësueses gjermane.

“Siç duket kemi probleme dhe kemi lënë shumë pikë gjatë fazës së parë në kampionat sepse kemi gabuar shumë. Sidoqoftë ne kemi një ekip të shkëlqyer dhe sukseset e viteve të fundit na mbushin me vetëbesim. Nuk kemi asnjë të drejtë për t’u rrëzuar tani,” tha ndër të tjera Toni Kros.