Kronika e zezë e futbollit shqiptar

558
Sigal

Ky sezon do të mbahet mend si një edicionet më problematikë, pavarësisht se në këndvështrimin e Federatës Shqiptare të Futbollit konsiderohet çuditërisht si nga më të qetët.

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, organi që merret posaçërisht me problematikat që shoqërojnë ndeshjet dhe më pas vendos për ndëshkimet e zyrtarëve, lojtarëve apo klubeve, ka marrë jo pak vendime. Deri tani janë ndëshkuar me 59 lojtarë, në të tria kompeticionet: Kategoria Superiore, Kategoria e Parë dhe e Dytë, pa përfshirë ato të moshave, teksa janë gjashtë lojtarë që janë ndëshkuar me pezullime të përjetshme, përfshirë dhe Dritan Picën e Besëlidhjes U-19, i cili u tregoi thikën kundërshtarëve dhe gjyqtarit gjatë një ndeshje me Flamurtarin e asaj moshe. Në të gjitha rastet, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, insitutucioni më i lartë përgjegjës për sportin në Shqipëri ka heshtur në mënyrë të turpshme duke mos marë mundimin të bëjë qoftë dhe një deklaratë të vetme, edhe pse ngjarja e Kavajës mori përmasa politike. Zyrtarët e lartë të MTKRS-së, të cilët prej kohësh janë të painteresuar për mbarrëvajtjen e sportit në Shqipëri, dëshmuan se janë jashtë realitetit që po bëhet gjithmonë e dhe më i frikëshëm. Ministri Bumçi apo zëvendësi i tij, Dashnor Bajaziti, por dhe e gjithë Drejtoria e Sporteve, të cilët nuk përtojnë kurrë të dalin nëpër televizione edhe për ngjarje shumë të rëndomta, janë shndërruar në parazitë që jetojnë në mënyrë luksoze duke konsumuar rrogat e larta nga kontributet e taksapaguesve shqiptare, që po bëben gjithmonë e më të varfër. Rasti i Kavajës nuk ka qenë i vetmi i ndodhur në stadiumet tona, ku dhuna ka qenë shoqëruesja e pandare e futbollit shqiptar. Në Fushë-Krujë në prill 2008, ish deputeti republikan Hajrulla Paturi rrahu gjyqtarin e takimit Iliria Albpetrol, Shkëlqim Guce, por ai nuk u dënua, pasi kuvendi nuk ia hoqi imunitetin te zgjedhurit. Gjate ndeshjes Shkumbini – Flamurtari, ne maj 2012, u akuzua nga palët, deputeti i zonës Dashnor Sula, madje deri për kërcenim me arme, por askush nuk u penalizua dhe rezultati ishte, se zoti Sula kish pasur në dore një pistolete-lodër.  Përsa i përket numrit të zyrtarëve të ndëshkuar (presidentë, sekretarë, trajnerë, zëvendëstrajnerë) ka arritur në 25, ku spikasin ata të Kategorisë së Parë. Dënimet e zyrtarëve, pra të presidentëve, zëvendëstrajnerëve, trajnerëve apo zëvendëstrajnerëve, teksa nuk mungon rasti kur brenda këtij sezoni, i njëjti zyrtar është dënuar dy herë, siç është rasti i Drilon Skurës së Burrelit: i dënuar me tetë ndeshje, më 12 shtator 2012, por atëherë u shoqërua edhe me një gjobë prej 250 mijë lekësh, dhe për herë të dytë më 20 shkurt 2013, po me tetë ndeshje. Duke u ndalur të dënimet e fushave, janë dhënë 23 vendime, ku spikasin tetë për Kategorinë Superiore, me Luftëtarin që është ka luajtur dy herë pa shikues. Kulmin e ka Besa e dënuar me 6 ndeshje jashtë fushe (më 6 nëntor 2012). Naftëtari është ekipi më i ndëshkuar në Kategorinë e Parë: tre dënime për të, me 1 (pa shikues), 8 dhe 6 ndeshje (në fushë asnjanëse). Duke referuar edhe rastit të Kavajës, shefi i Sektorit të Garave ën FSHF, Besnik Çela ia faturon policisë rastet e dhunës që mund të ndodhin në korridoret e stadiumeve. “Detyrimi është i policisë, e cila ka për detyrë që të sigurojë rendin dhe qetësinë në stadium”, shprehet Çela. Policia e ministrit Noka është duke luajtur një rol të dyshimtë, duke kaluar edhe në dhunë, boll të shohësh fotot e protestuesve të gjakosur kavajas. Duke u ndalur në këtë sezon, të paktën lojtarë nga 10 klube të Kategorisë Superiore janë pezulluar dhe po kaq janë ndëshkuar nga Kategoria e Parë. Nga Kategoria e Dytë janë lojtarë nga nëntë klube.

Gjatë këtij sezoni janë ndëshkuar pesë lojtarë me pezullim të përjetshëm: Ervis Peci, Renato Saliko, Hyserion Shupe dhe Efiliano Lico (të katër të Gramozit), si dhe Donald Harizi i Memaliajt. Klubi me më shumë lojtarë të ndëshkuar nga Kategoria Superiore është Bylisi: Klodian Arbri (3 ndeshje), Besmir Arifaj (3) dhe Maringlen Shoshaj (1). Nga Kategoria e Parë është Gramozi, me katër lojtarët e përjashtuar për jetë, dhe më pas Besëlidhja me tre futbollistë që janë në aktivitet: Ermal Gega (4), Arlind Pirani (2) dhe Arenc Dibra (1). Nga Kategoria e Dytë është Këlcyra me katër lojtarë të dënuar me pezullime: Ergest Shahini (6 muaj), Xhepa (5 muaj), Rigert Shahini (dy vjet) dhe Alvaro Merko (dy vjet).

 

 

LIGA E KAMPIONEVE

Faza e 1/16-ve, ndeshjet e kthimit

 

Sot, 12.03.2013

Barcelona-Milan            (0-2)

Shalke-Gallatasaraj        (1-1)

 

Nesër, 13.03.2013

Bajern Munih-Arsenal       (3-1)

Malaga-Porto               (0-1)

 

* Në kllapa, rezultati i ndeshjeve të para

Ekipet e kualifikuara:

Real Madrid, Borusia Dortmund, Juventus dhe PSG