Kroaci-Angli 2-1, Mandzukiç i jep kryesimin Kroacisë

56

Luhet në Luzhniki të Moskës, gjysmëfinalja tjetër mes Kroacisë dhe Anglisë. Të dy teknikët kanë pothuajse të njëjtët titullarë, duke i besuar atyre që kanë fituar deri më tani.


20:00 | Kroaci-Angli 1-1

Perisiç 68′, Mandzukic 108’/Tripier 5′


***

Koha e rregullt përfundon në barazim 1-1 dhe ndeshja shkon në shtesa, 2 herë nga 15 minuta. Ndeshja e tretë për kroatët që e luajnë në kohën shtesë në këtë Botëror.

Min 68’: Kroaci-Angli 1-1. Versaliko kroson në zonën angleze, aty Ivan Perisiç u vidhet katër mbrojtësve, duke e zgjatur në lartësi këmbën dh e goditur topin drejt rrjetës. Barazim dhe gjithçka e hapur.

46′ Nis pjesa e dytë.

Statistikat e pjesës së parë

Min. 5′ : Kroaci-Angli 0-1. Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç, shkakton një faull ndaj Dele Alit, në kufijtë ballorë të zonës së rreptësisë. Kieran Tripier e merr përsipër dhe një gjuajtje të fuqishme e kalon topin mbi murin kroat e që përfundon në këndin e djathtë të portës. Subashiç nuk ka asnjë shans për ta bllokuar. 1-0 në minutën e 5-të. Tripier bashkohet me Bobi Çarltonin dhe Geri Linekerin, si lojtarët që kanë shënuar në gjysmëfinale!

 

 

 

FORMACIONET

Kroacia: Subasiç, Vrsaljko, Striniç, Lovren, Vida, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Perisiç, Mandxukiç, Rebiç. Trajner: Zlatko Daliç.

Anglia: Pikford, Uoker, Stouns, Meguajër, Tripier, Jang, Lingard, Henderson, Dele Ali, Kejn, Sterling. Trajner: Garet Sauthgejt.

Dh1sDK3XkAANMWb