Krizë tek Real Madrid, tre fitore në 7 ndeshje, nisja më e keqe në 75 vite

616
Tre fitore në 7 ndeshje, janë këto statistikat e Real Madrid në stadiumin e vet Santiago Bernabeu në këtë fillim sezoni, duke shënuar kështu nisjen më të keqe në 75 vite.
Në klubin madrilen është përhapur alarmi dhe Zinedine Zidane nuk është aspak i kënaqur me ekipin e tij. Me shifrat e arritura deri tani, mungojnë golat për galaktikët, dhe kjo vihet re edhe nga thatësira e golave të Cristiano Ronaldo-s i cili vetëm në këtë fundjavë preku rrjetën për herë të parë në La Liga, shkruan Marca.
Tre barazime dhe një humbje në 7 ndeshje janë një rënie rendimenti në mënyrë drastike, që të kthen 75 vite më parë. Vetëm atëherë ka pasur këtë nisje kaq të keqe Real Madrid.
Sigal