Krizë jo vetëm për rezultate, por edhe për sulmues. Pas Lukaku-t dëmtohet edhe Ibrahimoviç

670
Manchester United e mbylli me zhgënjim 2017 pasi përpos se ka krijuar një distancë të parikuperueshme me Manchester City, sot, ka marrë barazim e 3 radhazi në kampionat kundër Southampton.
Ky nuk është i vetmi lajm i keq për “djajtë e kuq” pasi që nga ndeshja e ardhshme nuk do të kenë në dispozicion Zlatan Ibrahimoviç, ndërsa për romelu Lukaku-n priten zhvillime të reja. Belgu i transferuar për 80 mln euro nga Everton doli nga loja i dëmtuar në fillimin e ndeshjes, ndërsa Ibrahimoviç që zuri vendin e sulmuesit me ngjyrë do të mungojë për të paktën 1 muaj. Këtë e konfirmoi Mourinho në intervistën pas ndeshjes.
“Zlatan do të qëndrojë një muaj jashtë,” është shprehur trajneri portugez në fund të barazimit 0-0 me Southampton. Nuk di çfarë t’iu them (nëse Manchester United ka nevojë për përforcime), por jam i lumtur me skuadrën. Jam i lumtur me sjelljen në fushë të lojtarëve të mi dhe dëshirën e tyre për të fituar. Kështu që nuk mund të ankohem për ta.”
Sigal