Kriza e Realit, Zidan del nga vetja për Marcelo-s: Nuk hedh m*t mbi 2 lojtarë

541
Opinionistë të shumtë e shohin situatën e krijuar te Real Madrid si provën e parë serioze të trajnerit Zinedin Zidan. Diferenca në -16 pikë me Barcelonën ka irrituar ambientin e ‘galaktikëve’, por ajo që shqetëson më shumë është mungesa e harmonisë së grupit.
Problemet në fjalë kanë bërë që tekniku francez, për herë të parë në rolin e trajnerit para mediave, të humbasë kontrollin. Zizu e ka bërë të qartë se situata nuk është faj i një apo dy lojtarëve, por i të gjithë grupit. Madje ka pohuar se edhe ai vetë mer përgjegjësitë që i takojnë.
Fjalimi përpara futbollistëve- Zidan e ka nisur ndryshe seancën stërvitore të ditës së djeshme duke mbajtur një falim para lojtarëve për sfidën që luhet sot kundër Numancia-s. Tekniku i kampionëve të Europës ka kërkuar më shumë punë nga të besuarit e tij për të kaluar krizën si dhe ka siguruar se Real do të luftojë për të gjithë kompeticionet.
Konferenca- Në konferencën për shtyp përpara gazetarëve, Zizu ngriti zërin dhe tha se fajtor për këtë situatë nuk janë dy apo tre lojtarë. Ai merr përgjegjësitë për krizën. Mediat mendojnë se fajtori është Marselo, por Zidan jo. “Unë sigurisht që kam përgjegjësitë e mia. Nuk do të hedh m… mbi një apo dy lojtarë.
Jemi të gjithë fajtorë, ashtu siç ndajmë elozhet e sukseseve”, tha fillimisht trajneri. I pyetur për merkaton ai mendon njëlloj, pavarësisht se Perezit nuk i pëlqen deklarata e nxituar se nuk i duhen lojtarë. “Nuk do të ndryshoj mendim për 3 muaj. Unë kam besim te kjo skuadër dhe nuk kam nevojë për merkato.
Besoj te këta futbollistë dhe do të dalim nga ky moment. Nuk e bëj këtë për të dalë mbi presidentin apo për të goditur atë, por ky është thjesht mendimi im”, vazhdoi Zidan. Ai kërkoi që skuadra të shënojë patjetër ditën e sotme ose të paktën të mbajë portën të paprekur sepse ndeshjet me eliminim kanë rrezik. Reali do të luajë kundër Numancias ditën e sotme në 21:30, ndërsa ndeshjen e parë e ka fituar me rezultatin 0-3.
Sigal