Kristiano Ronaldo kthehet te goli, por Mesi i rrëmben një tjetër rekord

543
Sigal

Vazhdon momenti i pafat për Kristiano Ronaldon. Pas zëvendësimit kundër Milanit e mungesës kundër Atalantës, në “Olimpico” me Lacion, portugezi luajti 90 minuta, ashtu si kundër Sasuolos, edhe këtë herë e gjen veten në listën e golashënuesve.

Pavarësisht golit, trishtimi për humbjen me bardhekaltrit, ka marrë një dozë ekstra për CR7, kur është kthyer në shtëpi. Në sfidën kundër Maiorkës, Leo Mesi ka shënuar tre gola, për të 35 herë në Liga, duke i marrë rekordin portugezin.

Në 9 sezone me Real Madrid, Ronaldo ka shënuar 34 tripleta e Pleshti sapo e ka kaluar, duke i marrë një nga vendet e para të kampionatit spanjoll. E gjitha kjo, as një javë nga humbja e Topit të Artë, i gjashti në karrierën e argjentinasit, që shkëputuet nga shoqëria e CR7 në renditjen e fituesve…

Kështu, nëse ndeshja me Lacion e ka lënë të pakënaqur CR7, privimi nga një rekord i rrëmbyer nga rivali i madh është akoma edhe më dëshpërues. Kalon kështu në plan të dytë kthimi i portugezit në gol nga aksioni, që nuk ndodhte nga tetori.