Kristiano Ronaldo i nënshtrohet testit anti-doping

625
Të martën në mbrëmje, pas fitores me Juventusin në Torino, Kristiano Ronaldo shkaktoi dyshime, pse nuk u paraqit në foton simbolike që Real Madrid realizoi me rastin e arritjes së 100 ndeshjeve nga Mateo Kovaçiç. Pas saj u zbulua se, Ronaldo ka munguar pasi UEFA e ka thirrur për një test anti-doping. Ndoshta UEFA është habitur nga ajo e performancë e portugezit në atë sfidë në Torino, aq shumë sa nuk e ka lejuar që të shijojë festën me shokët e ekipit. Në fitoren 3-0 ndaj Juventusit, Kristiano Ronaldo ka qenë në një ditë të jashtëzakonshme ndaj Juventusit, ku ai shënoi dy gola, njërin me një roveshatë që u vlerësua në gjithë Botën e futbollit.
Sigal