Kristian Panuçi: Të gjithë duhet t’i respektojnë rregullat, nuk i lejoj askujt të bëjë siç do ai

543
Nga Agron KAJA
KOMBËTARJA/ Dje, trajneri i ri i Kombëtares, tregoi pse-në e mosthirrjes së disa futbollistëve, përjashtimin e Cikalleshit dhe synimet për dy ndeshjet, me Litehshteinin dhe Maqedoninë
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi në FSHF, tashmë janë afruar gazetarë profesionistë, që dinë edhe të flasin gjuhët e huaja, të cilat i bëjnë evenimentet më të kompletuar në formatin e tyre profesional. Kështu ndodh edhe me zëdhënësin e shtypit të FSHF-së, Gerti Çarçani, i cili pasi e mbylli me De Biazin, një tjetër italian do ta mbajë “peng” sa herë që të jetë në Shqipëri. Në konferencën e djeshme për shtyp të trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi, pas një rezymeje të shkurtër, fjalën ia dha rezymesë së teknikut, i cili me thjeshtësinë dhe vendosmërinë e tij, u përgjigj edhe kur i kuptonte se pyetjet ishin si me “spec”. “Mister Panuçi nis sot grumbullimin e parë me Kombëtaren, për dy ndeshjet e radhës me Litehshteinin dhe Maqedoninë. Trajneri Panuçi, këtë listë e përgatiti dy ditë më parë, që të kishte mundësinë edhe media të punonte me të, dhe duke i uruar punë të mbarë e suksese në këtë dy ndeshje, ai do të jetë i hapur për çdo pyetje që do t’i bëhet”. Ndërsa Panuçi iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, por nuk bëri asnjë selfie me disa “tifozë”.
Për ardhjen e dytë në Shqipëri, përshtypjet e para dhe çfarë kërkon kur të largohet.
“Kjo vërtet që është hera e dytë që vij këtu në Shqipëri, dhe vetëm si trajneri i Kombëtares. Herën e parë nuk pata shumë kohë, sepse ashtu erdhën ngjarjet, dhe nuk pashë shumë gjëra. Këto dy ditë shikoj që këtu ka njerëz që argëtohen, dhe unë jam i lumtur, sepse po më surprizon çdo çast. Do të jem i lumtur që edhe të fitoj sa më shumë me Kombëtaren shqiptare, dhe kur të largohem prej këtej, të kujtohem si njeriu që e respektoi punën dhe presidentin, që i dha këtë mundësi”.

Pse u hoq Cikalleshi nga lista për këto dy ndeshje, vetëm ditën e djeshme.
“Në listën që ju keni marrë dy ditë më parë ishin 24 lojtarë, por do të jenë 23. Sot (dje) në mëngjes mora një telefonatë nga Cikalleshi, ku më thoshte se nuk mund të vinte, se kishte një skuadër, pasi duhej të firmoste kontratën e re. E dëgjova dhe i thashë se nuk mund t’i jepja leje që të mos vinte në Kombëtare. Sepse kontratat mund të firmosen edhe me e-mail, sepse ka një menaxher që mund të marrë avionin dhe të vijë në Tiranë për të firmosur, mund të bënte vizitat mjekësore, se ka qendra edhe këtu. Duke mos marrë avionin sot (dje) në orën 8:30, dhe duke mos ardhur në orar në grumbullim, ai do të rrijë në shtëpi. Këto janë rregulla që i bëj unë, janë pjesë e praktikës sime dhe të gjithë duhet t’i respektojnë, nuk i lejoj askujt të bëjë siç do ai”.

Sulmi i cunguar nga mungesa e Cikalleshit, ja si do përshtatet skuadra.
“Mendoj se janë edhe disa lojtarë të tjerë që mund të shndërrohen në sulmues. Latifi është sulmues, Llullaku është sulmues apo edhe Memushaj. E rëndësishme është respekti dhe rregullat për ekipin. Nëse një lojtar vjen në 3, një në 5, një në 8, nuk shkojmë asgjëkund. Të vish në ekipin kombëtar duhet të jetë një krenari shumë e madhe. Kjo duhet respektuar dhe për sa kohë do jem trajner i kombëtares rregullat do jenë të njëjtë”.

Përsëri mungojnë Xhaka dhe Kaçe, arsyeja e Panuçit është teknike!
“Nuk është sjellja e Xhakës arsyeja që nuk e kam thirrur në këto dy ndeshje, sepse më ka telefonuar avokati i tij e më ka kërkuar falje, ndaj kjo është çështje e mbyllur. Po kështu edhe për Kaçen, i cili nuk do të jetë edhe ai pjesë e skuadrës në këto dy ndeshje, thjesht si zgjedhje teknike, por për ta portat janë të hapura. Dhe po për këto arsye, edhe për lojtarë të tjerë të Skënderbeut, i cili po luan në grupet e Evropa Ligë. Do ta ndjek këtë skuadër në Europë.

Edhe për mungesën e Gashit dhe të Lenjanit, trajneri Panuçi tregon zgjedhjet e tjera teknike.
“Bëra disa zgjedhje të tjera teknike, prandaj dhe Gashi nuk do jetë prezent, por ai është një lojtar që mund të kthehet në Kombëtare. Edhe Lenjanin e pashë gjatë një ndeshjeje, është një lojtar shumë interesant, por tani zgjodha Memollën. Me siguri që, nuk do të thotë se pas një muaji, apo dy, se nuk e grumbulloj Lenjanin, është shumë serioz dhe interesant, është pjesë e fokusit të punës time. Kam grumbulluar tre lojtarë të rinj, pasi i kam ndjekur në ndeshje, ndaj ju dhashë mundësinë në këto dy ndeshje. se kam ndjekur këto mua u kam dhënë mundësinë që t’i ftoj në kombëtare e merituan.”.

Dy alternativat për portën, Berisha apo Strakosha, dhe shiriti i kapitenit.
“Unë jam shumë i lumtur, sepse kam në skuadër dy portierë shumë të mirë. Formacionin do ta shihni të shtunën, por janë dy portierë të shkëlqyer, ndërsa kapiten do jetë ai që ka më shumë prezenca në fushë. Mua më qëlloi njëherë në karrierë me Italinë, që të isha kapiten, sepse ishin të dëmtuar të tjerët, dhe unë kisha më shumë ndeshje”.

Për mungesën e miqësoreve dhe të minutazhit në fushë nga disa lojtarë.
“Nuk jam i shqetësuar për këtë, por kërkoj që, në këto katër ndeshje duhet të bëjmë maksimumin, pasi nuk ka miqësore me Kombëtaren. Duhet të jemi seriozë në këto ndeshje, në të cilat Presidenti Duka më ka kërkuar të gjejmë shpirtin që kishte humbur disi, për të ndërtuar grupin e eliminatoreve të “Evropianit 2020”. Në këtë moment është diçka e komplikuar, pasi jemi në fillim të sezonit, dhe ka lojtarë që po luajnë pak. Mu desh të thërrisja disa të tillë, kur nuk kishte zgjedhje tjetër, ndoshta pas disa muajsh mund të jetë ndryshe”.

Moduli i lojës, ende i papërcaktuar. Panuçi shpreson të gabojë sa më pak.
“Nëse do të luhet me një, apo me dy sulmues? Aktualisht nuk i kam tre sulmues, kam vetëm një, po gjithsesi do të shohim, sepse kam një ide, edhe për faktin se Lihtenshtejni luan në një mënyrë të caktuar. Duhet të bëjmë diçka për të fituar, mund të luajmë me një, me dy pastaj, por unë shpresoj të gaboj sa më pak të jetë e mundur”.

Problemet që shfaq Shqipëria me ekipet e vogla, dhe respekti i Shqipërisë në Evropë.
“Mendoj se, që nga stërvitja e parë do të sqarojmë faktin, se diferencat janë shumë të vogla me skuadrat që do të luajmë në këto dy ndeshje. Kësaj i shtohet edhe ajo që përmenda më sipër, respekti që ka tani Shqipëria në Evropë. Për këtë duhet të jemi shumë xhelozë, më shumë se për një femër”.

Për modulin e lojës dhe objektivat në ekip.
“Çdo trajner ka mënyrën e vet të lojës, ndërsa unë e përshtat atë sipas lojtarëve që kam. Mundohem t’u “vesh pallton” më të mirë, më të duhurën, për t’i marrë maksimumin, ndaj mund të luash 4-3-3, 3-5-2, varet. Mendoj se kam një skuadër të mirë, dhe do të mundohem të jap idetë e mia gradualisht, pasi është është më e drejtë kështu. Do të punojmë në një mënyrë të caktuar, duke u munduar që të fitojmë me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë”.
Nëse do t’u shkruaj letër lojtarëve siç bënte De Biazi? Jo, ndoshta i them Xhanit të shkruajë me që është i aftë të bëjë të tilla. Unë them t’i shoh në sy dhe t’ua them atë që mendoj dhe të kuptoj ndjesitë e lojtarëve
4 mungesa
Xhaka, Gashi, Kaçe dhe Lenjani, këta janë katër futbollistët që nuk janë thirrur nga Panuçi për dy ndeshjet e radhës me Litehshteinin dhe Maqedoninë
3 futbollistë
Memolla, Latifi dhe Ahmedi, këta janë tre futbollistët e rinj që Panuçi i ka thirrur për dy ndeshjet e radhës me Litehshteinin dhe Maqedoninë
Kupa e Botës Rusi 2018 
Grupi G-Ndeshjet
Ndeshja e luajtura
Datë 5 shtator 2016
Shqipëri-Maqedoni 2-1
Datë 6 tetor 2016 
Lihteshtein-Shqipëri 0-2
Datë 9 tetor 2016
Shqipëri-Spanjë 0-2
Datë 12 nëntor 2016
Shqipëri-Izrael 0-3
Datë 24 mars 2017
Itali-Shqipëri 2-0
Datë 11 qershor 2017
Izrael-Shqipëri 0-3
RENDITJA
Nr. Skuadra N P 
1.Spanjë 6 16
2.Itali 6 16
3.Shqipëri 6 9
4.Izrael 6 9
5.Maqedoni 6 3
6.Lihtenshtein 6 0
Do të luhen
Datë 2 shtator 2017
Shqipëri – Lichtenstein
Datë 5 shtator 2017
Maqedoni – Shqipëri
Datë 6 tetor 2017
Spanjë – Shqipëri
Datë 9 tetor 2017
Shqipëri- Itali
Sigal