Kristaq Miço: I shoh të barabartë, shanset janë 50 me 50

740
Një qëndrim serioz ka qenë ai i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Kristaq Miço, i cili dje ishte drejtuesi i ceremonisë në nisjen e punimeve të zyrave të reja të FSHF-së. Për gazetën “Telegraf”, Miço e kishte të vështirë ti ndante të dy kandidatë, duke dhënë vlerësime të barabarta. “Mendoj se të dy kanë shanse të barabarta, 50 me 50. Sepse Duka ka një përvojë 16-vjeçare në drejtimin e FSHF-së, ku në këtë periudhë kanë ndryshuar pozitivisht shumë tregues në futbollin shqiptar, që nga ambientet moderne që nisin sot, e kudo që ai e ka vendosur rezidencën e futbollit shqiptar. Edhe aty ku është aktualisht, ka një ambient shumë të mirë, por gjithsesi, duke mos dalë nga përgjigja, unë edhe Bashkim Finon e shoh si kandidat serioz. Sepse ai ka përvojën e drejtuesit të pushtetit lokal dhe të Kryeministrit, e kjo si President në FSHF mbetet normale për të. Unë i shoh të barabartë të dy në këtë kandidim”.
Sigal