Krisje te Kamza, sulmuesi Stefan Racic dhe braziliani Leo Lelis drejt largimit

700
Kamza bëri një performancë të shkëlqyer në pjesën e parë të sezonit, duke e mbyllur në vendin e gjashtë me 26 pikë. Drejtuesit e klubit kanë mirë- menaxhuar situatën duke mbajtur të karikuar skuadrën, që pësoi një ulje vetëm në fundin e fazës së dytë.
Megjithatë, Kamza i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe natyrisht një meritë të madhe ka edhe trajneri Ramadan Ndreu. Mirëpo, jo çdo gjë shkon mirë në klub. Mësonhet se kohët e fundit ka pasur krisje të raporteve të drejtuesve me sulmuesin Stevan Raçiç dhe mbrojtësin brazilian, Leo Lelis.



Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit të dy stonuan duke qenë larg pritshmërive. Trajneri Ndreu e zëvendësoi brazilianin dhe, mbi të gjitha, i faturoi një prej golave të pësuar, ku Kamza gaboi në qendër të mbrojtjes.
Nga burime në klub mësohet se po shikohet mundësia që të prishet marrëveshja me të dy lojtarët. Mirëpo, merkatoja e janarit ka përfunduar dhe ende nuk mund të thuhet nëse lojtarët do të shkëputen që tani.



Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme. Kujtojmë që Raçiç ka shënuar 5 gola në pjesën e parë të sezonit duke qenë një pikë e fortë në sulmin e Kamzës.
Serbi është konsideruar titullar i padiskutueshëm, por rendimenti i tij në fazën e dytë nuk ka qenë i mirë. Nga ana tjetër, braziliani Lelis ka qenë zgjedhje e dytë për trajnerin Ndreu dhe vetëm pas largimit të kroatit Ivan Fushtar ka fituar një vend në formacion. Në ditët e ardhshme pritet të ketë zhvillime për të dy futbollistët.
Sigal