Kostandin Shkurti: Presim që ky Botëror të sjellë më shumë spektakël, luajnë më të mirët e globit

914
Sigal

Nga Agron KAJA

Emocionet e nisjes së ndeshjeve finale të “Rusi 2018” kanë përfshirë edhe zyrtarët e lartë në sportin shqiptar, flet për “Telegraf” zëvendësministri i MASR, ja edhe të fundit nga skuadrat

Për Zëvendësministrin që mbulon sportet në Shqipëri, si po përjetohet atmosfera para finaleve të Botërorit të Rusisë?

Është eventi më i madh i futbollit në Botë, ndaj edhe ne njerëzit e sportit përfshihemi në këto atmosferë, natyrisht vetëm si tifoz. Besoj se do të shohim e do të përjetojmë emocione të bukura.

Ju personalisht, për cilën skuadër bëni tifo?

Sinqerisht për asnjërën prej 32 skuadrave që do të luajnë në këto finale. Po të ishte Shqipëria aty, do të isha me të dy duart super-tifoz, ndërsa tani do ta shoh me një këndvështrim normal.

Do të shkoni në Rusi për të ndjekur ndonjë ndeshje të këtij Botërori?

Deri tani nuk kam asnjë plan se mund të jem në Rusi në ditët e ndeshjeve të Botërorit. Unë e kam planifikuar që ato ti ndjek më shumë në familje, me shoqërinë, por edhe me bashkëpunëtorët e mi në MASR.

Cilën skuadër do dëshironit që ta fitonte këtë Kampionat Botëror?

Unë mendoj që ta fitojë skuadra më e mirë në kualitete dhe në spektaklin e lojës që do të zhvillojë. Ky është një event që zhvillohet një herë në katër vjet, dhe lojërat që do të zhvillojnë skuadrat, natyrisht që do të mbahen mend.

Mos ndoshta jeni tifoz me skuadrat e mëdha që mungojnë në këtë Botëror?

Ndoshta, por këtë herë nuk mendoj se mungojnë Italia e Holanda, dhe ta braktisim eventin si tifozë. Përkundrazi, aty janë skuadrat më të mira të globit, dhe ato duhen respektuar të gjitha.

E keni menduar një herë se edhe Shqipëria do të marrë pjesë në ndonjë Kampionat Botëror?

Këtë besoj se e mendon çdo shqiptar, dhe jo vetëm unë, sidomos tani që jam në këtë detyrë, por në çdo kohë. Shqipëria e futbollit ka bërë progres, dhe do të shpresoja që shpejt të jemi edhe ne pjesë e ndonjë Botërori, sikundër edhe luajtëm në Kampionatin Evropian.

Ky është eventi më i madh i futbollit në Botë, ndaj edhe ne njerëzit e sportit përfshihemi në këto atmosferë, natyrisht vetëm si tifozë. Do të shpresoja që shpejt edhe ne të jemi pjesë e ndonjë Botërori, sikundër edhe luajtëm në Kampionatin Evropian

Vazhdojnë kërcënimet për Ramos, ndërron numrin e telefonit

Për kapitenin e Realit të Madridt, Serxhio Ramos, finalja e Ligës së Kampioneve më 26 maj 2018, do të mbahet mend, jo vetëm për fitoren e skuadrës së tij ndaj Liverpulit, por më shumë për dëmtimin që ai i shkaktoi sulmuesit egjiptian Mohamed Salah. Pas sulmeve në rrjetet sociale, gjykimit negativ nga ish-futbollistë, peticionit online dhe deri te denoncimi nga një avokat egjiptian, situata duket se po agravon shumë për kapitenin madrilen. Dje, në shtypin sportiv spanjoll shkruhej se, Ramos është detyruar të ndërrojë numër telefoni pas disa telefonatave kërcënuese që ai ka marrë ditët pas fitores ndaj Liverpulit. Bëhet fjalë për kërcënime me vdekje nga numra të panjohur.

Skuadrat e Grupit A

RUSIA

Themelimi: 19 janar 1912

Pjesëmarrje: 2 herë

(1958, 2014)

Suksesi në gj/finale: 1 herë

(1966/ Portugali-BRSS 2-1)

President:

Trajner: Stanislav Çerçesov

Ylli në ekip: Igor Akinfeev

 

ARABIA SAUDITE

Themelimi: Viti 1956

Pjesëmarrje: 2 herë

(1994, 2006)

Suksesi:

President: Ezat Adel

Trajner: H. Antonio Pici

Ylli në ekip: Mohamad Al-Salaui

 

EGJIPTI

Themelimi: Viti 1921

Pjesëmarrje: 2 herë

(1934, 1990)

Suksesi:

President: Hany Abo Rida

Trajner: Hektor Kuper

Ylli në ekip: Momo Salah

 

URUGUAJI

Themelimi: 30 mars 1900

Pjesëmarrje: 12 herë

Në gjysmëfinale: 5 herë

Në finale: 2 herë

Suksesi: Fitues 2 herë

(1930, 1950)

President: Valdes Vilmar

Trajner: Oskar Tabarez

Ylli në ekip: Luis Suares

 

Bastet favorizojnë Rusinë

Në të gjitha parashikimet e kompanive të basteve në Botë, për ndeshjet e skuadrave të Grupit A, favorite mbetet Rusia. Kështu, për ndeshjen e parë me Arabinë Saudite, fitorja e Rusisë kuotohet me koeficientin 1.36, ndërsa fitorja e Arabisë Saudite me 10.00. Për ndeshjen e dytë me Egjiptin, bastet e kuotojnë favorite Rusinë me koeficientin 1.85, ndërsa fitoren e Egjiptit me 4.33. Ndryshe janë përcaktuar koeficientët për ndeshjen me Uruguajin, ku fitorja e Rusisë kuotohet me 3.00, ndërsa ajo e Uruguajit me 2.50. Por, urguajanët janë favoritë në baste, ku fitorja me Egjiptin kuotohet me 1.53, ndërsa egjiptianët me koeficientin 7.00. Për ndeshjen me Arabinë Saudite, Uruguaji kuotohet me 1.22, ndërsa arabët me koeficientin e lartë 15.00.

Luan Botërorin e dytë me Gjermaninë, Daksler: Në Rusi është gjithçka ndryshe

Futbollisti i Gjermanisë, Julian Draksler, do të jetë sërish në Botëror, sikundër në Brazil në Botërorin 2014, kur u shpall Kampion Bote. Po ai beson se këtë radhë do të jetë gjithçka ndryshe, dhe shpreson shumë të lërë shenjë me kombëtaren e tij. “Unë mendoj se, në krahasim me Botërorin tim të parë në Brazil, kanë ndryshuar shumë gjëra. Atëherë isha shumë i ri dhe kisha pak përvojë ndërkombëtare, ndaj dhe kisha pak hapësirë. Tani gjithçka është ndryshe, jam pjekur, jam rritur dhe kjo gjë më ka përmirësuar. E di që mund t’i jap më shumë Gjermanisë, ndaj jam gati t’ua tregoj trajnerit dhe tifozëve tanë, se këtë herë do të luaj më shumë”, ka deklaruar dje Draksler.

Pesë trajnerë argjentinas në këtë Botëror

Në Kampionatin Botëror të Futbollit që nis më 14 qershor në Rusi, asnjë shtet nuk do të ketë më shumë trajnerë pjesëmarrës në këtë kompeticion, se sa Argjentina. Ata janë: Horge Sampaoli (Argjentina), Hoze Pekerman (Kolumbia), Riçardo Gareca (Peru), Hektor Kuper (Egjipt) dhe Huan Antonio Pici (Arabia Saudite).