Kosova “ngec” në barazim 1-1 me Bullgarinë

515
Sigal

Kosova ngec tek më e bukura. Një supergol i Arbër Zenelit nuk i mjaftoi skuadrës së Bernard Challandes që i nisi kualifikueset e kampionatin evropian me një barazim 1-1 ndaj Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova kishte në krahun e saj formën e mirë, por edhe entuziazmin e tifozëve që dhuruan spektakël me koreografinë e tyre, megjithatë Rashica humbi një shans të shkëlqyer në minutat e para dhe pak para fundit të pjesës së parë, pikërisht në minutën e 39-të, Bozhikov në zhvillimet e një goditjeje nga këndi i vodhi kohën Kryeziut dhe me kokë mposhti portierin Muric. Për të rikthyer entuziazmin e fillimit në Prishtinë në stadiumin e mbushur plot e për plot, mendoi Arbër Zeneli që në minutën e 61-të, realizoi një gol në versionin Eden Hazard, duke barazuar shifrat. Kosova u përpoq të gjente edhe golin e dytë që do t’i jepte fitoren dardanëve por nuk ia arriti dot qëllimit duke dalë me një pikë nga kjo sfidë megjithatë ishte një pikë që vlen shumë, pasi është vetëm fillimi i këtyre eliminatoreve.