Kopjohet ideja e Ballist Morinës, dron në ndeshjen e Ligës së Europës. Ndërpritet sfida…

494
Sigal

Një incident i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Dudelanzh dhe Karabak të vlefshme për Ligën e Europës. Një dron i ngjashëm me atë të lëshuar nga Ballist Morina, në ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka tërbuar tifozët miq të Karabakut.

Droni u shfaq në qiellin e Luksemburgut në minutën e 35-të të sfidës, duke tërbuar tifozët azerë, të cilët janë futur në fushë, teksa ndeshja është ndërprerë.

Mësohet se në dron ishte vendosur një flamur, që kishte lidhje me çështjen e nxehtë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.