Konte shpëton me fitore, Çelsi merr tri pikë me Junaited

Nga Agron KAJA

ANGLI, PREMIERLIGA/ Java e 11-të shënoi rezultate interesante, në Mançester e Londër, dy sfidat që bënë diferencën

Më parë në mesditë, Totenhemi arriti një fitore minimale ndaj Kristal Palas, si për të thënë se skuadrat kryesuese ishin në ditë të mirë. Dhe kjo u pasua nga skuadra e Mançester Sitit, e cila arriti një fitore të madhe ndaj Arsenalit 3-1, duke vazhduar kështu kryesimin me 8 pikë diferencë nga “komshinjtë” e Junaited me 23 pikë në vendin e dytë. Por, skuadra e drejtuar nga Guardiola, në asnjë rast nuk e vuri në dyshim fitoren me londinezët, të cilët dje u treguan të pafuqishëm t’ia dilnin, edhe kur goli i Lakazetes në minutën e 65-të, kur i fiksoi shifrat 2-1 u duk sikur e hapi përsëri rezultatin. Por goli i Gabriel Zhezus në minutën e 74-t, e mbylli këtë sfidë kryesimi për “Qytetarët” e Mançesterit. Ndërsa sfida që pritej me më shumë interes dje në ndeshjet e javës së 11-të të Premierligës angleze, ishte ajo e Londrës, ku Çelsi me golin e vetëm të shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 55-të, morri tri pikët e arta, duke e bërë më të largët largimin e trajnerit italian Antonio Konte. “Kjo ishte një fitore e vështirë, por e bukur, me një gol të shkëlqyer ndaj një kundërshtari shumë të fortë, i cili në këtë sezon ka bërë shumë ndryshime. Fitorja na jep më shumë kurajë për vazhdimësinë, këtë e besojmë të gjithë këtu në skuadër”, kështu deklaroi mes të tjerave Konte pas ndeshjes, ndërsa për Muronjon, përveçse nostalgjisë, kjo ishte një humbje që pak e “tronditi” portugezin. “Ka qenë ndeshja e radhës. Nuk duhet ta kishim humbur, por kështu ndodhi, tashmë shohim përpara, kemi shumë ndeshje për të luajtur”, ka deklaruar Murinjo pas kësaj humbjeje të Mançester Junaited që drejtohet prej tij. Tabela e renditjes kryesohet nga Mançetser Junaited me 31 pikë, 8 pikë para Mançester Junaited e Totenhemit, çka e bën edhe më interesante luftën për kreun në Premierligë. Ndeshjet e javës së 12-të nisin më 18 nëntor 2017, dhe kalendari duket më favorit për gjashtë skuadrat e kreut të renditjes.

Sfida që pritej me më shumë interes dje në ndeshjet e javës së 11-të të Premierligës angleze, ishte ajo e Londrës, ku Çelsi me golin e vetëm të shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 55-të, morri tri pikët e arta, duke e bërë më të largët largimin e trajnerit italian Antonio Konte

Ndeshjet-Java e 11-të
Të shtunën, 04.11.2017 
Uest Hem-Liverpul 1-4
Hudersfild-Uest B 1-0
Njukasëll-Bourrmuth 0-1
Sauthempton-Bërnli 0-1
Suonsi-Brighton 0-1
Stok Siti-Leister 2-2
Të dielën, 05.11.2017 
Totenhem-Kristal P 1-0
Mançester S-Arsenal 3-1
Çelsi-Mançester J 1-0
Everton-Uatford 3-2

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Mançester S 11 31
2.Mançester J 11 23
3.Totenhem 11 23
4.Çelsi 11 22
5.Liverpul 11 19
6.Arsenal 11 19
7.Bërnli 11 19
8.Brighton 11 15
9.Uatford 11 15
10.Hudersfild 11 15
11.Njukasëll 11 14
12.Leister 11 13
13.Sauthempt. 11 13
14.Stok Siti 11 12
15.Everton 11 11
16.Uest Brom 11 10
17.Bermueth 11 10
18.Uest Hem 11 9
19.Suonsi 11 8
20.Kristal P 11 4