Konfirmohet: Vidali në prag të largimit

451
Juventusi do ta shesë Arturo Vidalin te Bayern Munichu – ka konfirmuar drejtori Giuseppe Marotta. Mesfushori kilian po lidhet me një kalim në Allianz Arena dhe tashmë kjo po konfirmohet nga kreu i klubit bardhezi. “Sot do ta rishqyrtojmë skuadrën duke e ditur se ajo që ka ndodhur është pjesë e historisë së Juventusit që vazhdimisht dëshiron ta përmirësojë skuadrën”. “Siç e dini, futbolli është një aktivitet, biznes, ku gjithçka lëviz shumë shpejt, prandaj na është dashur të merremi me situata që ndoshta ishin të papritura, si ajo me Tevez, me Pirlo dhe me Vidal”. “Situata e Vidalit do të finalizohet, por ende nuk është finalizuar. Pastaj janë Ogbonna, Storari… shumë lojtarë”, ka thënë mes tjerash Marotta në një konferencë për shtyp.
Sigal