Konfirmohet skandali, Romela Begaj rezulton pozitive edhe në testin B

596
Pëshëngritësja shqiptare Romela Begaj, e cila u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes në kampionatin botëror në SHBA, ka rezultuar pozitive edhe në testin B. Disa javë më parë, të njëjtin rezultat tregoi edhe testi A.
Ajo pritet që të dalë në një konferencë për shtyp në orën 11:30 dhe të sqarojë gjithçka, lidhur me rezultatet e këtyre testeve të zhvilluara.
Testi B për Romela Begaj u hap pak ditë më parë në Kanada. Federata e Peshëngritjes ka deklaruar se do ta ndjekë çështjen në KAS.
Në kampionatin botëror në SHBA, Begaj u shpall gjithashtu nënkampione bote në dygarësh.
Sigal