Kondogbia “shuplakë” Inter-it: Te italianët mbizotëron kaosi, dua të qëndroj te Valencia

547
Goefrey Kondogbia, futbollisti i Valencia-s i marrë në huazim nga Inter, në një intervistë për mediat spanjolle ka deklaruar se nuk dëshiron të rikthehet te zikaltërit.
Lajmet se klubi spanjoll nuk ka para për të paguar për francezin te klubi italian i ka hedhur poshtë lojtari i cili deklaron se kërkon të qëndrojë gjatë te Valencia. Mesfushori gjithashtu pohon se te Inter situata është kaotikë dhe vështirë të ecet përpara.
“Te Interi problemi i vërtetë është çekuilibrimi. është pak ambient kaotik, pasi në 2 vitet e fundit kanë ndërruar 4-5 trajnerë dhe shumë lojtarë. Këto lloj situatash janë të vështira për t’u shprehur, aq më tepër kur je një lojtar i ri dhe ke nevojë për mbështetje dhe vazhdimësi. Një klub ka nevojë për vazhdimësi, edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë në fillim, pasi pavarësisht kualitetit, është e vështirë të shkosh përpara, nëse ndërron vazhdimisht. Unë jam shumë i lumtur te Valencia dhe po punoj shumë për të merituar qëndrimin këtu, pasi dua të luaj gjatë për këtë skuadër” u shpreh Kondogbia.
Sigal