Komisioni i Disiplinës përjashton Kamzën nga Kategoria Superiore

515
Sigal

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet në lidhje me javën që lamë pas në Kategorinë Superiore, por edhe për kategoritë e tjera. Vëmendjen më të madhe e ka pasur dhuna e shfaqur në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit ku u dhunua arbitri Eldorian Hamiti. Komisioni i Disiplinës ka dënuar Kamzën duke vendosur që sezonin tjetër ta nisë nga Kategoria e Dytë.

Sa i përket këtij sezoni, Kamza është përjashtuar nga çdo aktivitet futbollistik, që do të thotë se e ka mbyllur sezonin në Superiore dhe të gjitha skuadrat do të marrin 3 pikët në tavolinë. Presidenti Naim Qarri është dënuar me 3 vite pezullim dhe i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Shqipërisë.

Vendimet e Disiplinës:

  1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, bazuar në Nenit 66 të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
  2. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, bazuar në Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek.
  3. FK “Kamza”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit, në bazë të nenit 64/1/b, 64/1/c), 64/1/e), 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonin 2018-2019 si dhe gjobë në masën 1.000.000 (njëmilion) lek. Në bazë të nenit 29 të KDS, FK “Kamza”, dënohet me zbritjen në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë duke filluar nga sezoni futbollistik 2019-2020 .
  4. Zyrtari i FK “Kamza”, Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.
  5. Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur dhe nxitje të urrejtjes e akteve të dhunës, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 52 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.
  6. Zyrtari i FK “Kamza”, Albert Bana, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.
  7. Lojtari i KF “Shënkolli”, Bledi Zefi, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF “Lushnja”, Mikel Spaho, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës duke shkakutar ndërprerjen e përkohshme të lojës, bazuar në Nenit 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
  10. KF “Pogradeci” U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve në ndeshje me KF “Tomorri” U-19, ne bazë 55/1 të KDS dhe 49 të Rregullores së Aktivitetit, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  11. KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje ne ndeshje me KF “Kukësi” U-19, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  12. KF “Bylis” U-17, për mos paraqitje ne ndeshje me KF “Oriku” U-17, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Gramozi”, Gerald Gjoni dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Gerald Gjoni vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.