Trajneri i kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat, që skuadra e shpresave do të zhvillojë në eliminatoret e kampionatit Evropian.
Në listën e trajnerit Bushi vihet re prezenca e 7 lojtarëve nga Superliga shqiptare. Risi në këtë grumbullim janë dy lojtarët e rinj, Albion Ademi i Inter Turkut në Finlandë dhe Besir Ramadani i Shkupit.
Përfaqësuesja U-21 do të luajë përballë Spanjës në datën 11 tetor ora 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ndërsa në datën 16 tetor do të luajë në transfertë kundër Estonisë. Këto dy sfida do të jenë takimet e fundit që Shqipëria do të zhvillojë në eliminatoret e Evropianit.
Kombëtarja e moshave ndodhet në grupin 2 kualifikues dhe renditet në vendin e parafundit me 6 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje
Lista e plotë
Portierë
Elhan Kastrati
Gentian Selmani
Mario Dajsninani
Mbrojtës
Drilon Kryeziu
Shaqir Tafa
Leonard Maloku
Esin Hakaj
Albi Doka
Mesfushorë
Besir Ramadani
Omar Imeri
Lindon Selhai
Sherif Kallaku
Emir Sahiti
Keidi Bare
Esat Mala
Arbnor Muçolli
Taulant Seferi
Qazim Laçi
Sulmues
Valdrin Mustafa
Albion Ademi
Rubin Hebaj
Kristal Abazaj