Kombëtarja shqiptare “numër 2”, Sioni i Tramexanit

64
Nga Agron KAJA
MERKATO-LEGJIONARË/ Ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares, sot drejton skuadër në Zvicër ku ka marrë disa futbollistë kuqezi 
Duke lexuar mediat elektronike dje, sa i përket merkatos së futbollistëve që janë pjesë edhe e Kombëtares sonë të futbollit, sytë u ndalën tek një lajm që lidhej pikërisht me këta lojtarë. Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë që drejton Sionin në kampionatin zviceran të futbollit, ka marrë Burim Kukelin në skuadër”. Dje mesfushori është zyrtarizuar te skuadra zvicerane duke nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin e ri. Por, 33-vjeçari ka qenë një nga dëshirat kryesore të Tramexanit që në ditët e tij të para në drejtimin e Sionit, gjë të cilën ai e ka pohuar shpesh në deklarimet që ka dhënë për mediat e portalet sportive. Burim Kukeli është një mesfushor me tipare mbrojtëse, dhe falë eksperiencës që ka, ai mund të adaptohet lehtësisht në disa pozicione ne fushë, me disa module loje. Kështu, pas Emir Lenjanit, Kukeli bëhet futbollisti i dytë shqiptar që i bashkohet skuadrës së Sionit që drejtohet nga Paolo Tramexani, por nuk mbetet vetëm këtu “kolonia” shqiptare te kjo skuadër. Në “lupën” e Tramexanit është edhe një tjetër mesfushor i Kombëtares sonë, bëhet fjalë për Ledian Memushajn, i cili ka qenë pjesë e Peskarës në Serie A, e duke qenë se skuadra zbriti në Serie B, kapiteni ka patur disa oferta. Së fundmi, Benevento që sapo ka hyrë në Serie A, jep 1 milionë euro për Memushajn, por që në garë për të është edhe Sioni i Tramexanit. Kështu, e ardhmja e Ledian Memushajt mbetet mes Sionit dhe Beneventos, sepse të dyja skuadrat kanë plane të ndryshme për të fituar shërbimet e kapitenit të Peskarës. Këtë javë, Sioni i Tramexanit e ka lënë disi në heshtje transferimin e Memushajt, por nuk ka hequr dorë prej tij. Zviceranët mendojnë se me këtë strategji mund ta bëjnë Peskarën që të ulë pak çmimin. Benevento është më e qartë dhe më e sigurt në atë që po bën për të bindur Peskarën, pasi është gati të bëjë një ofertë që mund të shkojë pak më afër pretendon të “Delfinëve”. Bëhet fjalë për afro 1 milionë euro, shifër për të cilën shqiptari mund të lihet i lirë, e njëherësh, Sioni që ka qenë në vlera deri në 500 mijë euro, duket se do të jetë në plan të dytë, pasi me 1 milion euro, Peskara do të rregullonte disi bilancet me largimin e Memushajt. Gjithsesi, nëse edhe vlonjati shkon te Sioni, shkon në 3 numri i “kolonisë” së kuqezinjve te kjo skuadër.
Në “lupën” e Tramexanit është edhe një tjetër mesfushor i Kombëtares sonë, bëhet fjalë për Ledian Memushajn, i cili ka qenë pjesë e Peskarës në Serie A, e duke qenë se skuadra zbriti në Serie B, kapiteni ka patur disa oferta. Së fundmi, Benevento që sapo ka hyrë në Serie A, jep 1 milionë euro për Memushajn, por që në garë për të është edhe Sioni i Tramexanit
Emrat e kuqezinjve
Emir Lenjani Mbrojtës
Burim Kukeli Mesfushor
Ledian Memushaj? Mesfushor
Ndeshjet e Sion
Sezoni 2017-2018
Datë 27 korrik 2017 
FC Thun-FC Sion 0-1
Datë 30 korrik 2017 
Lozanë Sp-FC Sion 0-1
Datë 6 gusht 2017 
St. Gallen-FC Sion 2-0