Kombëtarja Shqiptare “Nderi i Kombit”, Nishani: Ëndrra vazhdon

494
Presidenti Bujar Nishani i akordoi sot kombëtares shqiptare titullin “ Nder i Kombit” me motivacionin “Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.
Në një ceremoni zyrtare në Presidencë që nisi me himnin kombëtar, Nishani priti djemtë e kombëtares dhe përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku e vlerësoi kualifikimin e tyre si një moment historik.
Nishani: “Ndihem shumë i emocionuar dhe tëpër krenar jo vetëm si sportëdashës dhe shqiptar, por dhe si qytetar i këtij vendi që shansi dhe rrethanat fatlume po më japin mundësinë sot që në cilësinë e kryetarit të shtetit të organizoj këtë ceremoni modeste por domethënëse për të shprehur mirënjohjen dhe nderimin tonë ndaj kombëtares shqiptare të futbollit, të gjithë atyre që bënë të mundur këtë kualifikim historik. Emocionet janë tepër të forta por që nga nata e mbrëmshme ato do vinë duke u rritur për të shpërthyer fuqishëm në mbështetjen pa kushte dhe pa kufi që çdo shqiptar do ti bëjë kombëtares sonë dhe drejtuesve të saj gjatë netëve të nxehta dhe plot pasion të verës së ardhshme në Francë. RErugëtimi i kombëtares ka qenë i gjatë, me etapa të larmishme, ulje dhe ngritje shqiptërore të një kombi të tërë.Me fitore të merituara, me barazime fatlume, me humbje zhgënjyese dhe të padrejta në minutën e fundit, me triumfe të papërsëritshme. Që të gjitha të mbuluara nga entuziazmi i tifozëe kuq e zi që nuk reshtën kurrë së shpalosuri flamurin me shqipen dy krenare dhe simbolet tona kombvëtare. Sot ne ndjehemi më shumë krenarë se kurrë dhe më të bashkuar se kurrë. Këtë nuk e konstatoj vetëm unë në cilësinë e Presidentit, por këtë e shpreh mbarë kombi shqiptar duke demostruar shfaqe dhe shembuj të papërsëritshëm atdhedashurie në çdo skaj të globit nga Tirana, Elbasani, nga Prishtina e Mitrovica, Sidnei në Australi dhe deri në Nju Jork, nga Shkupi, Ulqini deri në Paris, anembanë botës kudo ku jetojnë bashkombasit tanë”.
E në këtë ditë suksesi, Presidenti ka ndarë dhe meritat për të gjithë ata që kontribuan në realizimin me sukses të këtij misioni. Nishani vlerësoi punën e FSHF në thithjen e talenteve.
“Federata Shqiptare e Futbollit dhe drejtuesit e saj kanë punuar me profesionalizëm për vite me radhë pa hequr kurrë dorë për të zbuluar, bindur dhe grumbulluar talentet e panumërta shqiptare të futbollit të cilët për shkak të rrethanave historike dhe ekonomike kanë mbirë dhe lulëzuar në të katër anët e kontinentit tonë të vjetër. Kombëtarja shqiptare sot më shumë se kurrë përfaqëson karakterin dhe fytyrën e vërtetë të kombit shqiptar, atë europian në gen që me merita të plota po shkojnë të na përfaqësojnë për herë të parë dhe me dinjitet në një kampionat europian”.
Vlerësimi kryesor u shkon djemve kuq e zinj por edhe trajnerit të saj, që siç tha Nishani që kur ka marrë nënshtetësinë shqiptare ka guxuar më shumë.
“Një grup djemsh të rinj, plot entuziazëm dhe gjallëri, talent dhe shpirt të pamposhtur, atlet dhe kampionë të lindur që nuk dorëzohen kurrë para asnjë lloj pengese, qoftë sportive, qoftë dhune verbale apo fizike, as para ndonjë padrejtësie ksenofove apo atavizmi politik të dalë mode me vakt dhe kohë në Ballkan. Madje kjo kombëtare drejtohet nga një trajner i aftë dhe i paepur që me të vërtet mund ta ketë në gjak atë nacon e famshme italiane por që kur është bërë shtetas shqiptar ka ditur të guxojë më shumë, riorganizojë ndryshe ekipin, të hedhë djemtë në sulm apo dhe ti këshillojë djemtë që të përmbahen. Ekipi ka pasur dhe një kapiten në aftë dhe vizionar, emrin e të cilit e dinë të gjithë, që kurrë nuk është dorëzuar as në fushë dhe as jashtë saj. Është forca dhe shpirti i grupit e mbajtjes veshur dhe me dinjitet i asaj fanelle kuq e zi. Rrugëtimi deri në finalen e Parisit është ende i largët dhe i gjatë, por ëndrra vazhdon për të gjithë shqiptarët”.
Sigal